
Lajme:
Fakulteti Juridik i USHT-së organizoi Kuiz Diturie me temë: “E drejta Kushtetuese”
Fakulteti Juridik i USHT-së, organizoi sot Kuiz Diturie me temë: “E drejta Kushtetuese”. Në këtë garë diturie morën pjesë studentët e Fakultetit Juridik të USHT-së në Tetovë dhe po të njëjtit fakultet të disperzuar në Shkup. Jusuf Zejneli ligjërues në fakultetin juridik me këtë rast theksoi se krahas zhvillimit të ligjëratave, ushtrimeve, kemi paraparë organizimin edhe të pjesës praktike të manifestimit të njohurive të studentëve, pra kuizi është pjesë e programit të punës dhe ka karakterin edhe afirmativ duke iu dhënë mundësinë studentëve të shfaqin njohuritë e tyre.
Në këtë kuiz u zgjedhën 16 studentë, të cilët kushtimisht u ndanë në dy grupe me nga 8 studentë, duke zhvilluar një garë korrekte në dhënien e përgjigjeve në 300 pyetjet e parashtruara. Profesor Jusuf Zejneli tha se fitues janë të gjithë studentët pjesëmarrës në kuiz, për vetë faktin se kanë qenë aktiv gjatë tërë semestrit, enkas janë përgatitur për sot dhe kanë guximin të jenë prezent në garë.
Pyetjet kishin të bënin kryesisht me të drejtën kushtetuese si në Republikën e Maqedonisë po ashtu edhe në shtete tjera, pra krahas nocioneve të ndryshme nga kjo lëmi, studentët do të pasqyruan, analizuan funksionimin e institucioneve kryesore politike dhe në aspektin krahasues si dhe në zhvillimin historik të kushtetutshmërisë në botë.
Zyra për Informim - USHT
|

PROGRAMI ERASMUS 