Studentët e gjeografisë e vizituan Shpellën e Gadimes
Studentët e Programit studimor të Gjeografisë, të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, në kuadër të mësimit praktik në lëndën e Gjeomorfologjisë, si dhe në kuadër të planit dhe programit mësimor të Programit studimorë të Gjeografisë, në kudër të USHT-së, realizuan vizitë njëditëshe në Shpellën e Gadimes, e cila gjendet në fshatin Gadime, në afërsi të Lipjanit, në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite me karakter mësimor, e cila u realizua në fund të muajit të kaluar, nën udhëheqjen e Shefit të Programit studimor të Gjeografisë, Doc. dr. Fauzi Skenderi, ishin të përfshirë studentët e rregullt të vitit të dytë dhe të tretë të gjeografisë, të cilët me këtë rast, përveç Shpellës së Gadimes i vizituan edhe Prekazin, Mitrovicën dhe Prishtinën.

Në kuadër të mësimit praktik është paraparë që studentët e gjeografisë të vizitojnë edhe vendbanime të tjera në Republikën e Maqedonisë, Republikën e Shqipërisë si dhe në trevat tjera shqiptare.

Zyra për Informim - USHT
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044/356 500, lokal 542
|