Lajme:

 

Studentët e pedagogjisë morrin pjesë në seminarin e organizuar nga OSBE-ja

 


Njëqind e njëzetë studentë të fakulteteve pedagogjike të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, të Universitetit të Shtipit, nga Instituti për punë sociale në kuadër të Fakultetit filozofik në Shkup, si dhe përfaqësues të gjashtë organizatave joqeveritare prej këtyre qyteteve morrën pjesë në seminarin në Ohër, që kishte për qëllim përforcimin e kapaciteteve të profesorëve dhe arsimtarëve të ardhshëm në kuadër të punës me fëmijë në shoqëri multietnike.

 


Pjesëmarrësit e seminarit i cili u zbatua në organizim të Zyrës së OSBE-së në Shkup, gjatë pesë ditëve sa zgjati seminari zhvilluan teknika interaktive mësimore, u trajnuan se si të ballafaqohen me situatat eventuale konfliktuoze, mësuan se si t'i njohin shenjat të cilat tregojnë në manifestimet e ndryshme të dhunës, si dhe të jenë të përgatitur të punojnë me fëmijë të grupeve shoqërore të margjinalizuara, “exelant teacher for all students” (arsimtar i shkëlqyeshëm për të gjithë studentët).


Në seminar morën pjesë edhe dyzet studentë të katedrës së pedagogjisë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
 Në drejtim të ngritjes së kualitetit të kuadrit arsimor gjegjësisht kryerjen profesionale dhe efikase të procesit arsimor, ministri Todorov e theksoi edhe konceptin e ri që e përpunoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila parasheh dhe themelimin e akademisë së veçantë për trajnimin e arsimtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe edukatorëve.

 


Sekretarja e parë në Misionin e OSBE-së në Shkup, Natalia Drozd, theksoi se Organizata për siguri evropiane dhe bashkëpunim është e gatshme t'i ndihmojë të gjitha fazat e reformës së sistemit për trajnimin e arsimtarëve në Maqedoni.

 


"Ky projekt është hapi i parë në këtë drejtim, gjegjësisht nga arritja e standardeve moderne evropiane në punën në arsim dhe punën me të rinjtë", theksoi Drozd.
Ky seminar, në të cilin morrin pjesë edhe 40 studentë të USHT-së, i cili i paraprinë punës praktike të studentëve që do ta zhvillojnë në shoqatat joqeveritare, siç janë: Shoqata e të rinjve “Aurora” dhe “Sreken Zhivot” . Këta dy shoqata do të implementojnë prjektin me standartet e OSBE-së. Pjesëmarrësit e seminarit u pajisën edhe me certifikata për aftësimin e tyre.  

 


Puna praktike me nxënës do të zhvillohet në bazë të sistemit të Bolonjës dhe studentëve do të njihen kreditë e tyre, pasi një gjë e tillë është konkretizuar me marrëveshjen që ka nënshkruar USHT-ja me Shoqatat joqeveritare dhe me OSBE-në.

Zyra për Informim
Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Kontakt:
e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000