Lajme:

 

Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ndau vendimet për punësimin e studentëve të USHT-së


 
Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, të enjten, më 8.07.2010, në USHT i ndau vendimet e punës për 30 studentë të USHT-së dhe UEJL-së, të cilët gjatë studimeve kanë arritur notë mesatare më të lartë.

 


Ndarja e vendimeve të punës, për studentët  më të mirë, realizohet në bazë të nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në mes Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe dy universiteteve me seli në Tetovë, USHT dhe UEJL.

 


Ndarja e vendimeve të punës nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit,  për studentët që me punën e tyre gjatë studimeve kanë arritur rezultate të larta dëshmon se angazhimi dhe kontributi për arsim, shkencë dhe dije padyshim se shpërblehet.
Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi premtoi se Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit do të vazhdojë t’i stimulojë edhe më tej studentët e mirë dhe në të ardhmen do të hapë konkurse të tjera.

 


“Sot e realizojmë premtimin që e kemi dhënë, se kuadri cilësor është garanci për të ardhmen. Qëllimi është që të krijojmë një administratë  profesionale”, deklaroi zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.
Ndërsa prorektori për shkencë i USHT-së, doc. dr. Reshat Qahili, theksoi se: ,,Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua si prorektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës t’i përshëndes të gjithë pjesëmarrësit  në  organizimin e këtij evenimenti, për ndarjen e vendimeve të punës për studentet e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe  Universitetin e Evropës Juglindore, nga ana e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

 


Nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim, vitin e kaluar, në mes dy institucioneve tona, sot po dëshmon se ka rezultuar i suksesshëm. Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit,  i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, zotëri Abdilaqim Ademi, për studentët e Universitetit tonë  krijoi lehtësime  për t’u punësuar në këtë Sekretariat, si  dhe në organe të tjera shtetërore. 

 


Arsimimi i Juaj është investim kombëtar dhe si i tillë është i rëndësishëm për të gjithë, prandaj kapitali më i vlefshëm është investimi për shkollimin e gjeneratave të reja.
Ne në USHT,  vëmendje mjaft  të rëndësishme i kushtojmë objektivit  të cilësisë së studimeve dhe përgatitjes së kuadrove të reja, konkurrentë për të  gjitha profilet që i kërkon tregu bashkëkohor i punës,  në vend dhe me gjerë.
Me këtë rast, në emër të USHT-së të gjithë kandidatëve që sot i marrin vendimet e punës, u dëshiroj sukses në punën e tyre të mëtejshme, ndërsa Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe drejtuesit e tij i përgëzoj për kujdesin që kanë treguar ndaj studentëve tanë, me dëshirat më të mira që ky interesim dhe bashkëpunim mes institucioneve tona të vazhdojë me sukses edhe në të ardhmen”, tha prorektori për shkencë i USHT-së, doc. dr.  Reshat Qahili.

 


Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi ka premtuar se ky aktivitet do të bëhet tradicional. “Ne edhe më tutje do të vazhdojmë me stimulime të ndryshme që do të shkojnë në favor të ngritjes së cilësisë së kuadrit profesional dhe shkencor. Ky kuadër duhet ta mbajë mbi supe zhvillimin e vendit dhe ndërtimin e tij sipas standardeve evropiane”, sqaroi Ademi

 

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000