Lajme:

 

Një delegacion nga Ministria për Arsim dhe Teknologji e Republikës së Kosovës qëndroi për vizitë pune në USHT

 

Një delegacion i Ministrisë për Arsim dhe Teknologji, nga Republika e Kosovës, i kryesuar nga zotëri Dëfrim Gashi, drejtori i Departamentit të inspektimit, të enjten, më 08.04.2010, e vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës. Delegacioni nga Kosova, në USHT u prit nga prorektori për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi, prorektori për shkencë, doc. dr. Reshat Qahili dhe doc. dr. Bashkim Zyberi, këshilltar i Rektorit për marrëdhënie me jashtë.
Në fillim të takimit, prorektori për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi, zyrtarëve nga Kosova u uroi mirëseardhje dhe njëkohësisht i përgëzoi për interesimin e Ministrisë për Arsimit dhe Teknologji, e Republikës së Kosovës, për forcimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve. Universiteti ynë mbetet i hapur  për bashkëpunim në të gjitha drejtimet, sidomos me institucionet e Republikës së Kosovës, theksoi prorektori për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi.

 


Në këtë takim pune, delegacioni kosovar ka kërkuar nga drejtuesit e USHT-së që gjatë regjistrimit të studentëve nga Republika e Kosovës, në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e këtyre kandidatëve (dëftesat dhe diploma e shkollës së mesme) mund të konsiderohet origjinal, nëse është i verifikuar me vulën e Ministrisë për Arsimi dhe Teknologji, e Republikës së Kosovës, dhe i njëjti të jetë i vërtetuar në notar dhe i vërtetuar nga Ministria për Arsim  dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë.
Drejtuesit e USHT-së i siguruan autoritetet nga Kosova, se në konkurset e ardhshme për regjistrim të studentëve të rinj do t’i respektojnë këto kritere.
Përndryshe, në USHT, nga Republika e Kosovës i vijojnë studimet një numër i konsiderueshëm i studentëve, në të gjitha Fakultetet dhe Programet studimore në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
           

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000