Lajme:

 

 

Me programin ERASMUS edhe 13 studentë të USHT-së, një semestër do të kalojnë në Universitetet evropiane

 

Dita e sotme paraqet një datë të rëndësishme për Universitetin Shtetëror të Tetovës. USHT-ja si universiteti i vetëm në Maqedoni vazhdon me aktivitetet për mobilitet të studentëve në kuadër të Programit ERASMUS, që paraqet programin më masiv dhe më prestigjioz për mobilitet në Evropë, me mbi 2 milionë studentë të shkëmbyer, që nga fillimi i tij në vitin 1987.

 


Këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare i Rektorit të USHT-së, Dr. Bashkim Ziberi, tha: “promovojmë grupin e dytë të studentëve nga USHT-ja, që do të kalojnë një semestër në ndonjë universitet evropian në kuadër të këtij programi. Bëhet fjalë për 13 studentë nga fakultete të ndryshme që do të shkojnë në 4 universitete evropiane (Slloveni, Hungari, Poloni dhe Austri). Studentët janë përzgjedhur në bazë të konkursit të shpallur, në nëntor të vitit 2009, njëkohësisht të potencojmë se në mesin e të përzgjedhurve ka një përfaqësim të drejtë gjinor dhe gjeografik, do të thotë, nga të gjitha qytetet prej nga janë shumica e studentëve të USHT-së”.

 


Këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare i Rektorit të USHT-së, Dr. Bashkim Ziberi, duke iu drejtuar studentëve të përzgjedhur në fazën e dytë të Programit Erasmus, poashtu tha “Besojmë se këtë mundësi, që për momentin u ofrohet vetëm studentëve të USHT-së, ju do ta shfrytëzoni maksimalisht për të përfituar njohuri të reja nga fushat  studimore përkatëse, por njëkohësisht kjo do të jetë edhe përvojë e re jetësore për ju, për një të ardhme në Evropën e bashkuar, pjesë e së cilës shpresojmë të jemi edhe ne”.

 


Koordinatori i Programit Erasmus, në USHT, Valon Abdiu, bëri të ditur se javën e ardhshme do të kthehen dy studentët e USHT-së, të cilët e përfunduan semestrin dimëror në Universitetin e Murcias në Spanjë.  

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000