Lajme:

 

Asistentët dhe asistentët e rinj i prezantuan të arriturat e tyre para kolegëve

 

Me vendim të Kolegjiumit të Rektoratit të USHT-së, gjatë javës së kaluar, në të gjitha fakultetet e USHT-së janë mbajtur punëtori, në të cilat asistentët dhe asistentët e rinj të fakulteteve përkatëse i prezantuan të arriturat e tyre shkencore, punimet e magjistraturave, të doktoratave, etj.

 


Organizimi i punëtorive të këtilla është praktikë, tani më e instaluar vite me radhë në universitetet evropiane dhe amerikane, ndërsa prej këtij vitit akademik ka filluar të zbatohet dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 


Qëllimi i këtyre punëtorive është rritja e cilësisë së mësimdhënies, si dhe nxitja e kuadrit të ri akademik për të qenë sa më aktiv, efektiv dhe më të suksesshëm në lëmin e fushave shkencore që mbulojnë ata.

 


Në bazë të vendimit të Kolegjiumit të Rektoratit, në secilin fakultet të USHT-së janë organizuar punëtori të këtilla, në të cilat morën pjesë asistentët dhe asistentët e rinj të programeve studimore përkatëse të këtyre fakulteteve.

 


Në bazë të rekomandimeve të Kolegjiumit të Rektoratit, prezantimet e asistentëve kanë zgjatur prej 20 deri 25 minuta, ndërsa ato të asistentëve të rinj, rreth 15 minuta. Pas çdo prezantimi, kanë pasuar diskutime dhe pyetje nga ana e të pranishmëve.

 


Punëtoritë e organizuara patën jehonë të madhe në mesin e mësimdhënësve dhe studentëve, të cilët merrnin pjesë aktive në diskutime, të cilat pasuan pas çdo prezantimi.

 


Sipas këshilltarit për marrëdhënie ndërkombëtare të rektorit të USHT-së, Dr. Bashkim Ziberit, i cili ishte edhe iniciatori kryesor për organizimin e këtyre punëtorive, kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke organizuar punëtori të ngjashme në çdo semestër.

 

 

 

Zyra për informim - USHT
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044/356 500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000