Lajme:

 

U promovua vepra e kulturologut anglez Piter Stokton, me titull ,,Përtej Jerusalemit”

 

Të premten, më 9.04.2010, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në kuadër të Fakultetit Filologjik, përkatësisht të Programit studimor të Orientalistikës, u promovua vepra e kulturologut anglez, profesor Piter Stokton. Ai, Para studentëve të orientalistikës e promovoi librin e tij me titull: ,,Përtej Jerusalemit”, i përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

 


Kulturologut nga Anglia, profesorit Piter Stokton, iu organizua edhe pritje solemne nga ana e Prorektorit për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi.

 


Mësimdhënësit dhe studentët e pranishëm shprehën interesim të jashtëzakonshëm për këtë vepër që përkon me historinë e profetëve, sipas Biblës dhe Kuranit. Kulturologu anglez, në këtë promovim i nxiti studentët e orientalistikës që të jenë mjaft aktiv në këtë promovim,  me ç’ rast edhe u zhvillua një debat mjaft konstruktiv në frymën e empirizmit të profetëve, sipas të cilit edhe është pagëzuar vepra e këtij autori, me titull ,,Përtej Jerusalemit”.

 


Profesori Piter Stokton u nda i kënaqur me promovimin e veprës së tij, që dëshmon se studentët e Programit studimor të Orientalistikës janë të pajisur me dije shkencore solide, e cila solli një freski të njohurive, me theks të veçantë nga sfera e besimeve fetare.
Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe mr. Adnan Ismaili, Shef i Programit studimor të Orientalistikës dhe mësimdhënës të tjerë.

 


Promovimet e këtilla janë të mirëseardhur në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe zgjojnë interesim sidomos tek studentët, të cilët me pyetje të shumta arritën ta shtjellojnë me vëmendje veprën e kulturologut anglez, profesorit Piter Stokton.

 

Zyra për Informim - USHT
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044/356 500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000