
Lajme:
Në USHT u promovuan 13 libra shkencorë
Në USHT, më 13.03.2010, ditën e shtunë u bë promovimi i 14-të me radhë i librave shkencorë, të cilat janë përkthyer dhe botuar nga ana e Qeverisë së RM. Me këtë rast u promovuan 13 tituj të librave, të cilat janë mjaft të rëndësishëm për studentët dhe kuadrin arsimor të Fakultetit Filozofik të USHT-së.
Në këtë promovim morën pjesë: Kryeministri i Qeverisë së RM, Nikolla Gruevski, Zëvendëskryeministri, Abdilaqim Ademi, si dhe shumë ministra dhe deputetë.
"Nevojitet ndihmë nga Qeveria për realizimin e projektit për studimet e disperzuara dhe për përfundimin e ndërtimit të objektit të Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik, në kompleksin e Rektoratit, në Tetovë”, tha Rektori Reka.
Fjalimi i Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Agron Reka Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, theksoi se projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe se Qeveria edhe më tej do të vazhdojë të investojë në sferën e arsimit, sidomos të atij sipëror.
Zëvendëskryeministri, Abdilaqim Ademi, në fjalën e tij tha se këto libra do të shërbejnë që studentët të marrin dituri më cilësore dhe se dituria është fuqia e vetme, e cila e çon shoqërinë përpara. “Konsiderojmë se dija si arma më e fuqishme e njeriut është e vetmja forcë, e cila e çon përpara zhvillimin shoqëror. Natyrisht, ajo kërkon edhe mbështetje përkatëse.
Në fjalën e tij, në këtë promovim, kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se ky është projekt mjaft i rëndësishëm, sepse studentët marrin dituri nga mendimtarët e shquar të së sotmes dhe theksoi se diploma pa dituri nuk ka vlerë. "Jemi në gjysmë të projektit, deri më tani janë publikuar 247 tituj, nga 500 të paraparë, dhe deri në fund të vitit duhet ta përfundojmë këtë projekt, ndërsa tashmë po fillojmë me projekt të ri, për botimin edhe të 500 titujve të ri", paralajmëroi Gruevski.
Në kuadër të projektit për përkthimin e librave shkencorë është paraparë, në dy fazat e projektit të përkthehen gjithsej 1000 libra, prej të cilave 250 do të përkthehen në gjuhën shqipe.
Pas përfundimit të promovimit të librave shkencorë, Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, së bashku me Kryeministrin Nikolla Gruevski, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre, si dhe ministrat e kabinetit qeveritar, e vizituan ndërtesën e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik, e cila është në ndërtim e sipër.
Kryeministri Gruevski, pasi u njoftua me dinamikën e punimeve, premtoi angazhimin e Qeverisë, në mënyrë që ky objekt të jetë në dispozicion të studentëve, deri në fund të vitit 2010.
Zyra për Informim - USHT
|









PROGRAMI ERASMUS 