Lajme:

 

Ekspozitë e studentëve të arkitekturës të USHT-së

 

Studentët e viti të III të Programit studimor të Arkitekturës, të USHT-së, organizuan ekspozitën e parë me punimet e tyre gjatë tre viteve të studimit. Në prani të një numri të konsiderueshëm të studentëve, profesorëve dhe mysafirëve, ekspozita u organizua në Galerinë e Arteve në Tetovë.

 


Historiani i artit dhe njëherësh, Drejtori i Qendrës Nacionale për Konservim të Trashëgimisë Kulturore, z. Behixhudin Shehabi, duke i përgëzuar studentët për punën e tyre, theksoi se në këtë ekspozitë të arkitekturës kanë ardhur në shprehje kreacionet dhe aftësitë e tyre. „Nga ajo që pashë, studentët e arkitekturës, të USHT-së, kanë arritur një efikasitet mjaftë të mirë në lëmin e arkitekturës, e cila është një segment mjaft i rëndësishëm, pasi arkitektura është një udhërrëfyes për ardhmërinë dhe për vetë studentët. Duket shumë qartë, se në mënyrë të drejtë e keni kuptuar mesazhin e arkitekturës“, theksoi Drejtori i Qendrës Nacional për Konservim të Trashëgimisë Kulturore, z. Behixhudin Shehabi, duke përfunduar fjalën e tij me thënien e teoricienit të arkitekturës dhe njërit prej projektuesve me famë botërore, Le Corbusier: „Arkitekturën duhet ta jetoni, ta përjetoni, ta mendoni dhe ëndërroni“.

 


Profesori i Arkitekturës në USHT, Jovan Stefanovski – Zhan, u shpreh mjaft i kënaqur me punën e studentëve, duke theksuar se arkitekti ka vetëm një gjuhë, gjuhën e arkitekturës. „Besoni se familjet dhe profesorët tuaj duhet të krenohen me ju, pasi kanë fëmijë dhe studentë, të cilët janë të nivelit të njëjtë me bashkëmoshatarët e tyre nga vendi dhe Evropa. Një sukses i këtillë është edhe më kuptimplotë kur kemi parasysh, kushtet në të cilat veprojmë“, theksoi profesori Jovan Stefanovski – Zhan.

 


Në emër të studentëve të arkitekturës, të pranishmit i falënderoi studenti Fitim Aliji, i cili me këtë rast e falënderoi edhe Universitetin Shtetëror të Tetovës që mundësoi organizmin e kësaj ekspozite, e para e këtij lloji.

 

 

13.05.2010                                                                                                                                        

Zyra për informim

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000