Prioritet i Rektorit doc.dr.Agron Reka , depolitizimi i USHT -së
Ditëve të fundit po lexojmë në media të shkruara për gjoja ndërhyrje jo të ligjshme në USHT , madje disa nga autorët e këtyre shkrimeve hedhin disa dilema duke krahasuar zhvillimet e disa ngjarjeve që këtë fillim muaji kanë ndodhur në vend dhe më gjerë .
Në këtë kontekst theksohen ngjashmëri mes ligjshmërisë institucionale të USHT-së dhe organizimit të zgjedhjeve në Shqipëri , varrimit i profesorit tanimë të ndjerë Iljas Huseini e tjerë , e tjerë dhe shpëtimi i USHT-së .Me vendosjen e ligjit dhe ligjshmërisë në USHT është vendosur rregull studimesh në këtë institucion të lart arsimor .Ky hap i ndërmarr vendos parime institucionale e ligjore mbi të cilat mbështetet çdo institucion shkencor e arsimor sikurse është Universiteti ynë , por ju autorë të shkrimeve dezinformuese natyrisht se dëshironi të ç’ vendosni vëmendjen e opinionit , por shqiptarët tashmë e kuptuan dhe ju zotërinj të nderuar me siguri e dini se në ç’ gjendje e sollët këtë institucion të lartë përderisa e trajtonit sikur të ishte prona juaj private . Punësonit njerëz pa asnjë kriter , ndryshonit statutin e universitetit sipas dëshirave të patronëve tuaj ose thënë më mirë në pajtim me direktivat dhe ambiciet e partisë suaj .
Ju zotërinj të pangopur kur paratë e universitetit siç thotë populli i bëtë “ rrush e kumbulla “, I ftonit shqiptarët të solidarizohen në protesta për të kërkuar buxhet nga qeveria për ta mbushur arkën e universitetit që ju e zbrazët .Politizuat institucionin duke organizuar debate politike , për të cilat aktivitete shoqëruar me dhjetëra dreka e darka dhe honorare të majme gjithnjë sipas jush faturën duhej paguar Universiteti .
Lavdëroheshit përpara shqiptarëve duke trumbetuar për rritjen e numrit të të punësuarve , por populli ynë i nderuar për këtë tempull të diturisë që në të kaluarën derdhi gjak , u dergj nëpër burgje dhe ndau nga kafshata e gojës , nuk e dinte dhe habitej se ç ’ndodh me të vërtet me këta njerëz që shiteshin për patriotë .
Duke kthyer kujtesën në të kaluarën jo shumë të largët në vitet e themelimit të UT-së historia tregon se pikërisht në këtë kohë partia shqiptare që participonte në pushtet hapi katedrën e pedagogjisë në kuadër të Shën Kirilit dhe Metodit vendim ky që goditi rëndë kërkesat e shqiptarëve për zyrtarizmin e UT-së . Në vitin 2000 në parlamentin e Maqedonisë me votat edhe të deputetëve shqiptarë sollët ligjin për arsimin sipëror si zgjidhje të vetme për arsimimin e shqiptarëve duke themeluar Universitetin e Evropës Juglindore me seli në Tetovë . Madje atëherë deklaronit se rregulluat çështjen e arsimimit të shqiptarëve në Maqedoni ndërsa UT-në e quajtët projekt primitiv , çerdhe pëllumbash e çka mos tjetër .
Për këto gjëra habitet populli me ju , zotërinj të nderuar që ua kanë hequr tortën nga goja , në vitin 2004 kur u zyrtarizua Universiteti ju që sot trumbetoni , atëherë nuk e votuat ligjin për themelimin e USHT-së .
Të rikthehemi tek aktualiteti për t’ju informuar se USHT-ja po konsolidohet edhe përkundër dëmeve të papara që I shkaktuat ju , ju që mendoni sikur dhelpra për bishtin e saj .
Pra në USHT janë vendosur rregulla , nuk do ketë diskriminim ndaj kuadrit profesional , natyrisht nuk do të ketë para për një numër të madh njerëzish që nuk i ka lidh asgjë me universitetin por nga arka e tij kanë tërhequr mjete të mëdha çdo muaj .
Rektori i USHT-së doc .dr Agron Reka dhe stafi i tij akademik kanë konstatuar abuzime të mëdha të buxhetit nga ish-udhëheqësia , këto shkelje kohë më parë i verifikoi revizioni financiar dhe inspektorati shtetëror i punës . Udhëheqësia e re e universitetit i ka vënë për detyrë vetes të punojë në përputhje me kërkesat institucionale duke hartuar plan-programe për vitin e ardhshëm akademik 2009/2010 .
Prej tani rektori doc. dr. Agron Reka , me universitetet e rajonit ka nënshkruar disa kontrata bashkëpunimi që do të implementohen përgjatë vitit që vjen .
Depolitizimi i Universitetit , luftimi i nepotizmit , cilësia e studimeve dhe mundësia e krijimit të kushteve të reja për studime universitare edhe të asaj pjese të popullatës së varfër përmes realizimit të disperzimit të fakulteteve nëpër qendra tjera të vendit janë disa prej prioriteteve të veprimtarisë arsimore dhe shkencore të rektorit Reka .
Sektori Për Informim i USHT-së |