Lajme:

 

Studentët e USHT-së për ushtrime profesionale në Universitetin e Trakisë
                                                                              

Në kuadër të mësimit praktik në lëndët e Anatomisë,  Histologjisë, Fiziologjisë, Patologjisë dhe Biokimisë, nën udhëheqjen dhe organizimin e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Doc. dr. Nevzat Elezi javën e kaluar studentët e vitit të parë dhe të dytë të programit studimor Mjekësi e përgjithshme qëndruan në vizitë dhjetëditore në Edrene (Edirne) – Turqi. Qëllimi i kësaj vizite ishte organizimi bilateral i një Seminari veror – programi trajnues ndërmjet Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Trakisë – Edrene, gjegjësisht Fakulteteve të Shkencave Mjekësore të këtyre Universiteteve. Ky Seminar zgjati dhjetë ditë  ku morën pjesë 31 studentë (përfaqësuesi i vitit të parë Naim Skenderi, përfaqësuesi i vitit të dytë Ylber Idrizi, si dhe : Fisnike Kahrimani, Xheneta Ganiu, Gent Bilalli, Bekim Lushi, Fitore Ipcja, Mirlinda Mustafa, Indrit Kaprolli, Kujtim Reci, Muhamedin Rushiti, Liridona Bojku,  Valmira Osmani, Mirema Arapodjoska, Maire Sherifi, Bejtulla Hasani, Dear Deari, Arjeta Ademi, Gyknur Imeri, Aziz Beqiri, Zufer Kurtishi, Haxhere Mexhiti, Ermire Ademaj, Medina Elmazi, Fatlum Aziri, Gent Neziri, Arberta Ejupi, Gëzim Nebiu, Adelina Alili, Pranvera Ramadani, Romir Kadriu, nën udhëheqjen e Ass.dr. Meriton Ballazhi.

 

 

Pas pritjes së ngrohtë në ditën e parë të arritjes ne kampin e universitetit nga ana e udhëheqësve të atjeshëm dhe akomodimit të studentëve dhe stafit të USHT në hapësirat e hotelit të Universitetit të Trakisë,  në Pallatin e Kongreseve të këtij Universiteti u realizua një takim pune ç`rast studentëve të USHT u shprehi mirëseardhje njëri prej udhëheqësve shqiptarë prof. Ilmi Ibar dhe Doc.dr. M.Cem Uzal. Ata me shumë vullnet dhe kënaqësi shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar studentët tanë në realizimin e projekteve të përbashkëta me qëllim të avancimit dhe përparimit sa më të shpejtë të studentëve tanë në  shkencat mjekësore. Po ashtu studentët vizituan edhe Klinikën Universitare të Edrenesë ku për së afërmi u njohën me aparaturën më bashkëkohore dhe departamentet e kësaj klinike mjekësore. Gjatë vizitës në Turqi studentët e USHT kanë ndjekur një ligjëratë profesionale nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Prof. Dr. Murat Dikmengil i cili premtuar se do të angazhohet që marrëdhëniet ndëruniversitare në të ardhmen të thellohen edhe më shume. Grupi i studentëve nga USHT-ja kanë vizituar edhe qendrën e qytetit të Edrenesë dhe monumentet kulturore te tij.

 


Në kuadër të Seminarit të përbashkët studentët e dy Universiteteve ushtruan aftësitë e tyre profesionale në laboratorët e departamenteve të Anatomisë , Histologjisë, Fiziologjisë, Patologjisë dhe Biokimisë.

 


Në të ardhmen pritet që edhe studentë të fakulteteve tjera të USHT-së të vizitojnë Universitetet  në Turqi me të cilat Universiteti ynë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

 

Zyra për Informim - USHT
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044/356 500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000