Lajme:

 

Ardita Abduli mbrojti tezën e magjistraturës

 

Në Departamentin e Sociologjisë të Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, asistentja e Fakultetit Filozofik Ardita Abduli, nga Piroku i Tetovës, më 10 dhjetor 2009 mbrojti tezën e magjistraturës: "Alkoolizmi, narkomania dhe dhuna në mes shkollarëve të mesëm në komunën e Tetovës". Punimi në fjalë i asistentes së Fakultetit Filozofik, Ardita Abdulit, është një përpjekje e autores për të gjurmuar shkaqet që sjellin deri tek paraqitja e dukurive devijuese tek të miturit adoleshent, ndikimin e rrethit familjar, vlerave arsimore dhe mediumeve në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Duke pasur parasysh reformat shoqërore që solli tranzicioni, ndodhi edhe një erozion në sistemin e vlerave edukative, gjegjësisht përhapjen e shumë dukurive devijuese tek popullata e re.

 

 

Komisioni në përbërje: Prof.dr. Violeta Çaçeva – mentore, Prof.dr. Lubica Çoneva - anëtare dhe Prof.dr. Slavejko Sasajkoski - anëtar vlerësuan se puna studimore e autores është një kontribut i veçantë në fushën e Sociologjisë.
Ardita Abduli është asistente në Fakultetin Filozofik të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

 

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000