Lajme:

 

 

DEMANT


ndaj të ashtuquajturit “Këshill i pavarur për ndryshime në USHT”, lidhur me shkrimin me titull “Politika jashtë universitetit” të publikuar në gazetën ditore KOHA (fq.4) të datës 12 shkurt 2010.

Parlamenti Studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës duke analizuar pamfletin në fjalë të publikuar në gazetën ditore “Koha”, konstaton se i ashtuquajturi “Këshill i pavarur për ndryshime në USHT” mes tjerash deklaron se me një kërkesë i është drejtuar UNIONIT STUDENTOR të USHT-së, gjë që len të kuptohet se ata që në fillim e kanë gabuar adresën dhe as që janë në hap me kohën, pasi një organ i quajtur UNION STUDENTOR nuk ekziston që moti. Me ligjin në fuqi të Arsimit të lartë të sjellë para disa viteve, në Republikën e Maqedonisë, ekzistojnë PARLAMENTET STUDENTORE, siç është rasti edhe me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Sa për t’i njoftuar zotërinjtë në fjalë, ky organ i organizimit studentor, pra Parlamenti Studentor i USHT-së, në vazhdimësi e ka dëshmuar veten në përkujdesen për të drejtat dhe mbrojtjen e interesave studentore.

 

 


Parlamenti Studentor i USHT-së, publikisht mohon se ka marrë një kërkesë qoftë me shkrim apo me gojë nga grupi i vetëshpallur për ndryshime në USHT, ku të njëjtit pohojnë se do ta depolitizojnë USHT-në. Më qesharakja në këtë mes është ajo se edhe vetë ata që dalin me një ide të tillë para opinionit dhe paraqiten si “shpëtimtarë” të USHT-së, nga tërë opinioni njihen si personalitete skajshmërish të politizuara, gjë që e kanë dëshmuar edhe vet me veprimtarinë e tyre të deritashme!
Nga e gjithë kjo iniciativë e turpshme, e ngritur nga njerëz që vuajnë nga mendjemadhësia dhe narcizoizmi si dhe të etur për pushtet, Parlamenti Studentor edhe njëherë konstaton se kjo punë i ngjan proverbit popullor:
“ Të ta them, sa nuk ma ke thënë”  ose
“ Ujku qimen e ndërron, por vesin kurrë nuk e harron”!!!

Parlamenti Studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës
Kryetar: Shaban Arsllani
15.02.2010, Tetovë

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000