Lajme:

 

 

Simpoziumi i ardhshëm i teknologjisë ushqimore do të organizohet në Universitetin Shtetëror të Tetovës

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës, në partneritet me Universitetin Namik Kemal dhe Universitetin e Trakisë, në Tekirdag të Republikës së Turqisë, organizuan simpoziumin me temë: ,,FOODS FROM ADRIATIC TO CAUCASUS” (Ushqimet e Adriatikut në Kaukaz), më 15–17.04.2010. USHT-në, në këtë simpozium e prezantuan: prof. dr. Hamit Mehmeti, prof. dr. Hazir Pollozhani dhe mr. sc. Namik Durmishi.

 


Në simpoziumin shkencor të mbajtur në Tekirdag,  profesorët e  Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, të USHT-së, morën pjesë aktive edhe me disa punime shkencore. Prof. dr. Hamit Memeti konfirmon se me profesorët e dy universiteteve pjesëmarrës në këtë simpozium kanë realizuar edhe një  takim pune,  ku i kanë diskutuar mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit, në përpjekje për ngritjen e cilësisë dhe të zhvillimit  të bashkëpunimit mes universiteteve dhe të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar.

 


,,Në kuadër të këtij takimi kemi biseduar edhe për mundësinë  e punimit të temave të diplomës,  me komisione të kombinuara, këmbimi i viziting-profesorëve, me qëndrim njëjavor dhe u pajtuam që simpoziumi i radhës të organizohet në USHT, më konkretisht në muajin maj të vitit 2011. Në Konferencën e ardhshme shkencore gatishmërinë e tyre  për pjesëmarrje e kanë paralajmëruar rreth 80 ligjërues nga Universitetet turke”, thekson prof. dr. Hamit Mehmeti, i cili më tej shton se bashkëpunimi në mes universiteteve tona, në të ardhmen do të shtrihet edhe në projekte të përbashkëta nga fusha e teknologjisë ushqimore dhe agronomia.

 


Rektori i Universitetit ,,Namik Kemal”, Prof. dr. Nizamettin Şenkőylű, bashkë me stafin e tij, ka përgëzuar profesorët tanë për kontributin e dhënë në bashkë-organizimin e simpoziumit të lartpërmendur dhe premtoi se në të ardhmen do ta vizitojë USHT-në.

 


Gjatë vizitës në dy universitetet e Turqisë, mësimdhënësit e USHT-së i vizituan edhe disa laboratorë nga lëndët e teknologjisë ushqimore, si dhe i prezantuan punimet shkencore të tyre, disa mësimdhënës nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit me seli në Gostivar. Ndërsa nga partneriteti në organizimin e këtij simpoziumi, në të ardhmen do ta thellojë më tepër bashkëpunimin në përmasa ndërkombëtare, ndërsa ky aktivitet shkencor do të shërbejë për afirmimin e mëtejshëm të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

 

 

Zyra për informim

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000