Lajmet:

 

Asistenti i USHT-së fitoi çmimin për storjen më të mirë hulumtuese të vitit
 

Qendra për zhvillimin e mediave të bashkësive "MEDIUM" në  Gostivar ka ndarë çmimin për storjen më të mirë hulumtuese të vitit 2009. Asistenti i gazetrisë në USHT, Gëzim Sulejmani, ka fituar këtë çmim me temën hulumtuese “Zonat e erëta të pilulave magjike” të botuar në tri pjesë në gazetën e përditshme “Fakti” dhe i mbështetur finaciarisht nga SCOOP Qendra Ndërkombëtare për Gazetari hulumtuese me seli në Danimarkë.

 


Në solemnitetin në të cilën u ndanë çmimet për tre storjet më të mira hulumtuese ishte i pranishëm edhe z. Ryan Roëlands, shef i zyrës për marrëdhënie me opinionin publik në ambasdën e SHBA-ve, i cili edhe bëri ndarjen e çmimeve. Ai me këtë rast tha se gazetaria është një trend i mirë dhe mekanizëm që lufton korrupsionin dhe gjërat negative të shoqërisë. z. Roëlands duke arësyetuar mbështetjen që i ka dhënë projektit që ndihmon gazetarinë hulumtuese theksoi rolin e medias dhe shoqërisë civile në përmirësimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit.

 


Drejtori ekzekutiv i Qendrës për zhvillimin e mediave, Lulzim Haziri prezantoi rezultatet dhe arritjet e projektit “Trajnimi për gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile në kuadrin ligjor në fushën e anti-korrupsionit dhe të gazetarisë hulumtuese; Rritja e produksionit të mediave (TV dhe radio tregime dhe artikuj) për rastet e korrupsionit; broshurë e përgatitur dhe shpërndarë "Roli i mediave në luftën kundër korrupsionit".
Gëzim Sulejmani, ligjërues i lëndës Metodat e Kërkimit në Media në katedrën e gazetarisë të USHT-së, pas marrjes së çmimit tha se gazetaria hulumtuese në Maqedoni por edhe në Ballkan është një trend i ri dhe punë pak më e vështirë, pasi mediat nuk kanë mundësi që t’i kushtojnë rëndësinë e meritaur. Ai duke falemenderuar “MEDIUM-in” tha se kjo do të shërbejë si një nxitje për të punuar më tepër me gazetari hulumtuese.

 


“Unë do të inkurajoj edhe kolegët si dhe studentët e gazetarisë që të merren me gazetari hulumtuese, pasi ajo është e mënyra e vetme për të shpëtuar nga ngulfatja shoqërinë civile si dhe mundëson përparimin e përgjithshëm të shoqërisë, duke izoluar për çdo ditë korrupsionin, keqëpërdorimet si dhe punët e tjera devijuese”, tha Sulejmani.

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

ISO 9001 - 2000