Lajme:

 

Qelizat amë – ardhmëria e mjekësisë

 

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i USHT-së, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor dhe me kompaninë e njohur BIMEK (përfaqësuese e Cryo-Save për Maqedoni), në amfiteatrin e Rektoratit organizoi tribunën shkencore, me temë: ”Qelizat amë, ardhmëria e mjekësisë”.

 


Dekani i Fakultetit të Shkencave të  Mjekësisë, doc. dr. Nevzat Elezi, para të pjesëmarrësve tha se organizimi i tribunës së sotme ka për qëllim informimin e opinionit me këtë problematikë specifike dhe aktivitetet e kësaj natyre, të cilat Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë do t’i organizojë gjatë muajve në vijim.

 


As. dr. Naser Durmishi, ligjërues i kësaj tribune, para studentëve dhe mjekëve të ftuar  në ligjëratën e tij theksoi se kjo temë është mjaft komplekse dhe në interes të mjekësisë për disa arsye themelore, se qelizat amë janë të papjekura, pluripotente, që në dekadën e fundit shkencëtarët zbuluan se gjaku nga placenta dhe kordi umbilikal i foshnjës (e cila hidhet pasi që lind), paraqet burim të pasur me qeliza amë. Qelizat amë mund të zhvillohen në lloje të ndryshme, siç janë: qeliza të muskulit të zemrës, eritrocite, leukocite, qeliza nervore, qeliza lëkurore, etj. Sipas dr. Neser Durmishi, pikërisht kjo cilësi është baza e terapisë me qeliza amë, gjithashtu edhe me karakteristika të larta për ta aktivizuar sistemin mbrojtës të organizmit.

 

 

Ato janë me vlerë të pakontestueshme ne parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Dr. Naser Durmishi tha se është e rëndësishme të ruhen qelizat amë të foshnjës, se mund të sigurojë shumë përfitime terapeutike në ardhmëri, si për fëmijën ashtu edhe për familjen. Menjëherë pasi të lindet foshnja, me një procedurë tejet të sigurt dhe pa kurrfarë kontakti me nënën dhe foshnjën, prej kordit umbilical (shiriti i kërthizës që hidhet), mjeku merr gjak.

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000