TË PREMTEN U SHFAQ DRAMA “ KORBAT!… PËLLUMBAT NATËN JANË TË ZINJ”
Të premten më 19.02.2010 në organizim të Qendrës për Kulturë në Tetovë si dhe në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës, në sallën e Qendrës Kulturore u shfaq premiera e dramës “Korbat!… Pëllëmbat natën janë të zinj”. Teksti i kësaj drame është përshtatur nga Ejup Mahmuti, i nxjerrë nga drama “Dashuri me korba” e dramaturgut Bashkim Hoxha.
Drama u realizua në bashkëpinim me studentëtë e USHT-së përkatësisht të fakulteve të ndryshme.
Rolin kryesor e luajti Fatime Shaqiri, studente e gjuhës dhe letërsisë shqipe në USHT, si dhe Amir Qamili, Fatime Ademi dhe Rihan Shaqiri. Në këtë shfaqe ishin të angazhuar edhe nxënës të shkollave të mesme nga Tetova.
Sipas regjisorit Ejup Mahmuti, qëllimi themelor i kësaj dame ka të bëjë me fenomenin e shëmtuar të shoqërisë sonë, atë të drogës, prostitucionit dhe pasojave me të cilat ballafaqohet rinia jonë.
Artdashësit u ndajtën të kënaqur nga kjo dramë, e cila pritet së shpejti të rishfaqet disa herë nëpër trevat ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë që porosia jetike të nxisë rininë që “rrugën mos ta bëjnë shtëpi”.
Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542
|