Lajme:

 

QeSHK - USHT mori pjesë në Panairin e dytë elektronik të karrierës

 

Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë - QeSHK e cila funksionon në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga data 15 - 19 Mars 2010, ka marrë pjesë në Panairin e Dytë Elektronik të Karrierës, i vetmi panair i këtij lloji në Evropën Juglindore.

 


Panairet elektronike janë panaire virtuale, të drejtpërdrejta dhe kryesisht realizohen në formë interaktive. Përgjegjësi i Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë, Daut Memeti, tha se ky panair, që njëherësh është fjala e fundit e teknologjisë informative për promovim të vlerave dhe virtyteve të USHT-së, ishte tepër i suksesshëm nga që Universiteti Shtetëror i Tetovës nëpërmjet qendrës sonë, në mënyrë virtuale nëpërmjet fotografive, videove, prezantimeve në Power Point, broshurave elektronike, revistave periodike etj. ka prezantuar aktivitetin e vet para mijëra studentëve potencial dhe vizitorëve kë këtij evenimenti edukativo-arsimor, theksoi Memeti.

 


Në Panairin e dytë elektronik të karrierës, të organizuar nga ueb-portali www.karieraime.com.mk dhe financuar nga Projekti për Konkurrencë i USAID-it, me stendat e tyre virtuale morën pjesë mbi dhjetëra institucione të larta arsimore dhe mbi 30 kompani me renome të vendit. 

 

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000