Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

USHT-ja ndan diplomat e Farmacisë

 

Tetovë, 21 janar 2008 - Universitetit Shtetëror të Tetovës, ka ndarë solemnisht diplomat për studentët që kanë kryer studimet e Farmacisë. Me këtë zgjidhet njëra ndër çështjet më të vështira dhe hapet rruga e studentëve të diplomuar për realizim profesional.

Kjo ditë edhe njëherë dëshmon përkushtimin e USHT-së, stafit drejtues dhe sidomos të Rektorit, Prof. dr Sadi Bexheti, ndaj studentëve të këtij drejtimi, edhe pse shpesh është ngritur kjo temë diskutimi si një ide e pamundshme. Kjo gjë është realizuar falë bashkëpunimit të udhëheqësisë së USHT-së, me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Në fjalën e rastit Rektori prof. dr. Sadi Bexheti ka thënë se ky është rast i veçantë sepse kurorëzon një aktivitet të rëndësishëm në punën e Universitetit, për strukturimin e plotë të tij si institucion i arsimit sipëror, në pajtim me akreditimin e plotë të Programeve studimore në kuadër të 10 Fakulteteve të USHT-së, ku përfshihet edhe Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë dhe Programi studimor i Farmacisë.

“Me marrjen e diplomave tuaja do të hapet një rrugë e re në jetën tuaj, që ta ushtroni këtë profesion në frymën e dijeve të fituara në këtë Universitet, dhe besojmë se bashkëpunimi i Juaj me institucionin ku i keni fituar dijet për profesionin e farmacisë do të vazhdojë edhe më tej, duke e bërë Universitetin të hapur dhe pjesë aktive të procesit arsimor në ngritjen tuaj të mëtejshme profesionale” ka thënë rektori Bexheti.

Me këtë rast, ai ka falënderuar Ministrin e arsimit dhe shkencës, z. Sulejman Rushiti, për përkrahjen e tij në realizimin e plotë të këtij qëllimi. Diplomat u ndanë nga Rektori prof. dr. Sadi Bexheti, Prorektori për shkencë doc. dr. Agim Shabani, dhe sekretari i USHT-së, Ali Salihi, ndërkaq të pranishëm kanë qenë edhe Rektori i parë i Universitetit, prof. dr. Fadil Sulejmani, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Naytrore, doc. dr. Havzi Memeti, profesorë e studentë.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu