Lajme:

 

Prof. dr Agron REKA, u zgjodh rektor i USHT-së

 

Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur më 21.01.2010, me votime të fshehta për rektor të USHT-së, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar zgjodhi ushtruesin e deritashëm të detyrës së rektorit, Prof. Dr. Agron Rekën.

 


Senati i USHT-së, në fillim të mbledhjes së sotme, zgjodhi Komisionin Zgjedhor, në përbërje Doc.Dr. Fatbi Osmani - kryetar, Doc.Dr. Hajri Ziba dhe Doc.Dr. Ferat Polisi, anëtarë.

 

 

Pas konstatimit të numrit të saktë të anëtarëve të Senatit të pranishëm në mbledhje, si dhe konstatimit të kandidaturës së vetme për Rektor të USHT-së, anëtarët e Senatit, me votim të fshehtë, rektor të USHT-së në mandatin e ardhshëm katër vjeçar 2010-2014, zgjodhën ushtruesin e deritashëm të detyrës së Rektorit të USHT-së, Prof. Dr. Agron Rekën. Për zgjedhjen e Prof. Dr. Agron Rekës, rektor i USHT-së, votuan të gjithë 16 anëtarët e Senatit të pranishëm në mbledhje, ndërsa nuk pat asnjë kundër dhe as abstenim.

 


Paraprakisht, mbledhje mbajti edhe Këshilli i rektoratit të USHT-së, i cili konstatoi se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për zgjedhjen e Rektorit të USHT-së, dhe se për këtë post, ka vetëm një kandidaturë, ajo e ushtruesit të deritanishëm të detyrës së rektorit Prof. Dr. Agron Reka, pasi paraprakisht kandidati tjetër Prof. Dr. Agim Vela, nuk ka marrë pjesë, në garën e mëtutjeshme për Rektor të USHT-së.

 


Sipas rektorit Reka, prioriteti i tij kryesor në udhëheqjen e USHT-së do të jetë ”ngritja e stafit akademik për zbatim efikas të metodave bashkëkohore interaktive për mësimdhënie, tërheqja e studentëve të talentuar me potencial të lartë nga shkollat e mesme.

 

 

Në mesin e prioriteteve të Rektorit Prof.Dr. Agron Reka është edhe përfundimi i godinave të reja të fakulteteve në USHT, përfundimi i ndërtimit të godinës së Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Gostivar, përfundimi i ndërtimit të godinës së Fakultetit Juridik në Tetovë, përfundimi i ndërtimit të godinës së Fakultetit Ekonomik në Tetovë si dhe fillimi i përgatitjes së projektit teknik për ndërtimin e kampusit të USHT-së në Tetovë.

 


Rëndësi të posaçme Prof. Dr. Agron Reka do t’i kushtojë edhe bashkëpunimit ndërkombëtarë, edhe atë duke marrë pjesë në programet: Tempus, Erasmus, Socrates dhe të tjerë.

 

\

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000