
Lajme:
Shtëpia botuese gjermane CORNELSEN e promovoi veprimtarinë e saj në USHT
Ajo sqaroi mënyrën e përdorimit të këtyre metodave gjatë mësimdhënies duke u ndalur në shembuj konkret. Zonja Bartucz prezantoi edhe efikasitetin e ushtrimeve dhe teksteve që i përmbajnë këto metoda, duke i potencuar përparësitë e aplikimit të mediave në mësimdhënien e gjuhës së huaj. Të pranishmit, asistentët e gjuhës gjermane, si dhe studentët e kësaj dege, parashtruan pyetje konkrete lidhur me materialin dhe në fund, zonja Bartucz u ndau atyre nga një kopje të librit me CD dhe materiale plotësuese. Aktivitetet e kësaj natyre zhvillohen në të gjitha fakultetet e USHT-së, në funksion të njohjes së planeve dhe programeve mësimore në mes institucioneve.
Zyra për informim-USHT
|



PROGRAMI ERASMUS 