Lajme:

 

Studentët e Fakultetit Juridik morën pjesë në seancën plenare të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë

Në seancën e djeshme të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, më 19.04.2010, në të cilën në rend dite ishte interpelanca për Ministrin e drejtësisë, z. Mihajlo Manevski, të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin edhe studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik të USHT-së. Kjo vizitë e studentëve të USHT-së, njëherësh ishte edhe e para e këtij lloji, që studentët të marrin pjesë në një seancë plenare të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.

 


Gjatë qëndrimit të tyre në Parlamentin e RM-së, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik u pritën në një takim të posaçëm nga nënkryetari i Parlamentit të RM, z. Rafis Aliti, me ç‘rast u informuan lidhur me zbatimin e gjuhës shqipe në organin ligjdhënës, përfaqësimin e shqiptarëve në administratën e Parlamentit, si dhe mundësitë për kryerjen e punës praktike të studentëve në Parlamentin e RM-së.
Studentët, po ashtu u takuan edhe me zëvendës sekretarin e Parlamentit, z. Afet Mahmuti, i cili edhe i shoqëroi studentët gjatë vizitës së tyre.

 

 

20.04.2010
Zyra për informim-USHT

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000