
Lajme:
USHT organizoi punëtori, me temë: ,,Si shkruhet punimi i diplomës”
Fakulteti Filologjik i USHT-së organizoi punëtori, me temë: ,,Si shkruhet punimi i diplomës”. Dekani i Fakultetit Filologjik, doc. dr. Izer Maksuti, organizatori i kësaj punëtorie, vlerësoi se tema të cilën e prezantojmë sot është e dobishme jo vetëm për studentët e Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, por për të gjithë studentët e USHT-së. ,,Të nderuar studentë, në USHT kemi përmbyllur me sukses ligjëratat për vitin akademik 2009/2010 dhe jemi në periudhën e mbajtjes së provimeve të afatit të qershorit. Një numër i konsiderueshëm i studentëve tanë, këtë afat do t’i mbrojnë edhe temat e tyre të diplomës, prandaj punëtoria ,,Si shkruhet punimi i diplomës” mbahet në funksion të profesionalizimit të absolventëve tanë”, tha doc. dr. Izer Maksuti. Në punëtorinë në fjalë, para absolventëve ligjëroi Mr. Stefanie Ullrich, mësimdhënëse dhe lektore e Fondacionit Bosch, në Elbasan të Republikës së Shqipërisë.
Zyra për Informim - USHT
|

PROGRAMI ERASMUS 