
Lajme:
Studentët e mjekësisë morën pjesë në Kongresin ndërkombëtar shkencor të mjekësisë në Ohër
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së morën pjesë në Kongresin e 33-të ndërkombëtarë shkencor të mjekësisë, i cili u organizua në qytetin e Ohrit. Në këtë kongres, i cili u organizua nga ana e Asociacionit të studentëve të mjekësisë nga Shkupi, morën pjesë edhe studentë të mjekësisë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Serbia.
Delegacioni i studentëve të USHT-së përbëhej nga Ylber Idrizi, kryetar i grupit të studentëve të Programit studimor të Mjekësisë së përgjithshme, si dhe studentët, Fatlum Aziri, Besir Murtezani dhe Romir Kadriu.
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së, gjatë punimeve të kongresit, morën pjesë në prezantime, ligjërata, si dhe në mënyrë aktive u angazhuan në punën praktike të punimit të prof. dr. Mirko Spirkovski, i cili në shenjë mirënjohje, studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së u ndau diploma.
Në ditën e fundit të Kongresit të 33-të ndërkombëtar shkencor të mjekësisë, studentëve të FSHM-USHT iu ndanë mirënjohje për kontributin dhe punën e suksesshme që treguan gjatë mbajtjes së këtij kongresi.
Zyra për Informim - USHT
|




PROGRAMI ERASMUS 