Lajme:

 

Drnt. Agim Nuhiu përfaqësoi USHT-në në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare ne Tiranë

 

Në Konferencën Shkencore ndërkombëtare ''Legjislacioni dhe Drejtësia Shqiptare përballë sfidave të Integrimit në Bashkimin Evropian'' të mbajtur më datë 21.05.2010 në Tiranë, të kryesuar nga Universiteti ''Justiniani i I'' – Shqipëri, Universitetin Shtetëror të Tetovës e përfaqësoi Drnt. Agim Nuhiu, pedagog i Fakultetit Juridik.

 


Në emër të stafit akademik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në emër të Rektorit Prof.dr. Agron Reka dhe në emër të Fakultetit Juridik, punimet e konferencës i përshëndeti z. Agim Nuhiu – doktorant i shkencave juridike.
Kjo Konferencë dhe mendimet doktrinare që do të shpalosen me këtë rast, do të japin kontributin e merituar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit perëndimor, në veçanti të Shqipërisë dhe Maqedonisë tha Drnt. Agim Nuhiu.
Ai ndër të tjera shtoi se e ardhmja e shteteve të këtij rajoni është e varur nga zhvillimi i demokracisë, funksionimi i shtetit të së drejtës dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Përmbushja e detyrimeve bazë në këto fusha, në fakt janë detyrimet e vet vendeve të këtij rajoni në rrugën e integrimit evropian tha Nuhiu.

 


Përndryshe me referatet e tyre shkencore u prezentuan Dr. Argita Malltezi, Drnt. Afet Mamuti, Prof.dr. Kudret Çela, Prof.dr. Arta Mandro, Prof.dr. Fejzulla Berisha, Prof.dr. Altin Shegani, Prof.dr. Kosta Gazeli dhe shumë personalitete akademike të fushës së drejtësisë.
Në këtë Konferencë morën pjesë edhe figura të shquara publike dhe shkencore nga Republika e Shqipërisë, si z. Bujar Nishani - Ministër i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Znj. Iva Zajmi - zv/ Ministre e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, Prof.dr. Ismet Elezi - Rektori i Universitetit ''Justiniani i I'' - Shqipëri,  Prof.dr. Marjana Semini - Drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri, Prof.dr. Kudret Çela, Dr. Adnor Shameti dhe shumë personalitete tjera të jetës publike dhe akademike.

 

Zyra për Informim

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000