“Primary Education Project”, përgatit studentët e USHT-së për sfidat e së ardhmes
Në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, studentët e USHT-së, absolvent në drejtimin arsimor të FSHMN, në ushtrimet e tyre profesionale kanë ligjëruar asistentë që janë të kyçur në projektin PEP (Primary Education Project) i iniciuar dhe ndihmuar financiarisht nga USAID-i dhe AED, në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës të Republikës së Maqedonisë, Byronë për zhvillimin e arsimit si dhe Qendrën për edukim civil në vend . Projekti përfshinë pesë komponentë që kanë të bëjnë me modernizimin e procesit arsimor në Maqedoni. Renovimi i shkollave, TIK në arsim, përmirësimi i cilësisë në mësimin e matematikës, shkencave natyrore, përmirësimi i vlerësimit dhe aftësive te punës mbeten parësore për projektin e lartpërmendur.

Studentët që morën pjesë në këtë aktivitet, në trajtimin e komponentës: Përmirësimi i cilësisë në mësimin e matematikës dhe shkencave natyrore", në seminarin një ditor, mësuan realizimin e orës mësimore sipas "Ciklit në katër faza të Barmanit", metodë e cila ne vete përfshinë hulumtimin dhe punës ekipore për zhvillimin e një ore mësimore që aplikohet në shkollat fillore dhe të mesme.

Njomza Hasani, asistente në fakultetin e Biologjisë në USHT dhe trajnuese e këtij projekti konfirmon se këto studentë nga njohuritë që përfitojnë nga ushtrimet profesionale që ofron projekti, e përgatitin veten për sfidat e ardhshme për të konkurruar për vend pune si arsimtar të lëndëve në shkencat e natyrës.

Në ushtrimet profesionale kemi përfshirë edhe arsimtarët e shkollave fillore të cilët drejtpërdrejt janë të inkuadruar në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.

Koordinatorët e projektit PEP gjatë seminareve prezantojnë punimin e kurikulave, planin operativ për orën mësimore dhe teknikat e metodat që duhet t’i aplikojnë për realizimin e një ore mësimore me standarde moderne sqaron asistentja Hasani.

Projekti do të vazhdoi edhe këtë vit dhe është paraparë trajnim plotësues dhe i njëjti do të zhvillohet me të njëjtit studentë të cilët do të pajisen me Certifikate, e cila do ti ndihmojë në të ardhmen në konkurset për punësim.
Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542 |