Lajme:

 

 

Profesoresha austriake Ursula Reitner ligjëroi në USHT

 

Në organizim të lektores Ursula Reitner, në Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Fakultetit Filologjik të USHT, u mbajt një ligjëratë nga Norma Kirchler, këshilltare e Ministrisë së Arsimit nga Austria, e cila para të pranishmive shpalosi disa projekte me karakter arsimor, të thellimit të njohurive dhe teknikave për udheheqjen e projekteve nëpër shkolla dhe në sektorin e ekonomisë.

 


Në këtë ligjëratë ishin të prinishëm edhe pedagogët e Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, të cilët bashkërisht me studentët treguan interesim të theksuar për temën në fjalë.

 


Po ashtu, u mbajt edhe pjesa e dytë e ligjëratës, nga asistenti i Norma Kirchler nga Programi Erasmus, Penço Kimov, që iu kushtua temës për mënyrën dhe afatet e aplikimit për shkembim të studentëve, në funksion të projektit Erasmus, me çka studentët u njoftuan për mundësitë reale të qasjeve në kuadër të këtij projekti madhor dhe me relevancë për vetë studentët e USHT-së.

 

 

Zyra për Informim - USHT
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000