
Lajme:
USHT dhe Universiteti i Rjekës nga Republika e Kroacisë, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi
Rektori i Universiteti Shtetëror të Tetovës prof.dr.Agron Reka dhe Rektori Universitetit të Rjekës prof .dr Pero Luçi së fundi nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim shkencor dhe kulturor në mes dy Universiteteve. Marrëveshja parashikon shkëmbimin e shkencëtarëve për ligjërata, konferenca dhe takime të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e studentëve si dhe programeve shkencore-arsimore.
Rektori i USHT-së prof. dr. Agron Reka thekson se marrëveshjet e tilla janë me rëndësi të posaçme përderisa institucionet nënshkruese së bashku asistojnë në fushën e hartimit të projekteve të përbashkëta, projekte jo vetëm sa i përket ngritjes së cilësisë së mësimdhënies por njëkohësisht edhe të projekteve kërkimore shkencore kaq të nevojshme ku kontributet e profesorëve tanë janë vendimtare dhe përcaktuese për rritjen e niveleve akademike.
Zyra për Informim - USHT
|



PROGRAMI ERASMUS 