Lajme:

 

Ryan Rowlands nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup, qëndroi për vizitë pune në USHT

 

Me ftesë të USHT-së dhe Katrin Otaviano, ligjëruese në Katedrën e gjuhës anglezë në USHT, e ka vizituar sot Universitetin Shtetëror të Tetovës, Ryan Rowlands, Udhëheqëse e Zyrës për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.

 


Fillimisht, Rayan Roëlands ka zhvilluar takim të përbashkët pune me Prorektorin për mësim, prof. dr. Ismail Ahmedi, këshilltar i Rektorit për marrëdhënie me botën e jashtme, Dr. sc. Bashkim Zyberi dhe Shefik Shehun, përgjegjës i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare në USHT.

 


Në këtë takim u bisedua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit, si për shkëmbimin e stafit akademik edhe për shfrytëzimin maksimal të programeve mësimore-shkencore për Universitet që SHBA-të i ofrojnë nëpërmjet Ambasadës së tyre në Shkup. Pjesëmarrësit në këtë takim pune vlerësuan se ky bashkëpunim i frytshëm në të ardhmen do të konkretizohet edhe me një plan veprimi të harmonizuar nga institucionet përkatëse.

 


Në fund të takimit, z. Rowlands në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirëfilltë ndërinstitucional, USHT-së i ndau një mirënjohje, ndërsa në emër të Universitetit, Prorektori për mësim, prof. dr. Ismail Ahmedi përfaqësuesit të Ambasadës amerikane i ndau mirënjohje dhe një plaket me emblemën e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

 


Më pas, Ryan Rowlands mbajti një ligjëratë për studentët e Katedrës së gjuhës angleze të programit Fullbrajt, në lëndën e ligjërueses Katrin Otaviano. Gjatë ligjëratës, ai zhvilloi një bisedë të lirë me studentët e USHT-së dhe për t’i njoftuar me sistemin amerikan të punës, para tyre theksoi nevojën e organizimit të vizitës për studentët e USHT-së në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Vizita në fjalë parashihet të realizohet në semestrin e dytë të këtij viti akademik, ndërsa për studentët e USHT-së  ofron më shumë informacione për politikën e jashtme amerikane.

 

 

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000