Lajme:

 

Panel diskutimi lidhur me aspektet ekonomike globale dhe ndikimin e tyre te studentët


Në ambientet e  Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë, për herë të parë në USHT, u mbajt një panel i hapur diskutimi studentor, mbi aspektet ekonomike globale dhe ndikimin e tyre në jetën studentore. 

 


Ky panel studentor diskutimi u karakterizua me një laramani të ideve dhe diskutimeve nga sfera ekonomike. Me këtë rast në pah doli perceptimi i ndryshëm i studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, rreth fenomeneve të ndryshme ekonomike si: krizën financiare botërore, terminologjinë e biznesit, shërbimet bankare te studentët, jetën studentore dhe luksin, ndikimin e teknologjisë te studentët, shfrytëzimin e internetit nga studentët, zonat e lira ekonomike etj.
Paneli diskutimi u moderua nga studentja e vitit të parë e Fakultetit Ekonomik të USHT-së, Nazmie Morina. 

 


Debati u mbajt si pjesë e platformës së Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë - QeSHK, dhe sipas përgjegjësit të kësaj Qendre, Daut Memetit, është pjesë e përpjekjeve të qendrës drejt plotësimit të nevojave parësore studentore – ngritja e vetëdijes publike dhe përmirësimit të njohurive në fushat e ndryshme, varësisht natyrës se fakultetit nga vijnë studentët apo pjesëmarrësit e paneleve të tilla. 

 


Diskutime të hapura të kësaj natyre, siç tha përgjegjësi i QeSHK-ut, do të organizohen edhe në të ardhmen, ku pjesë e debatit do të jenë edhe studentët e fakulteteve tjera në kuadër të USHT-së.

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000