Lajme:

 

Studentët e USHT-së,  përfundojnë me sukses semestrin dimëror në Universitetin e Murcias

 

Dy studentët e USHT-së, Ben Rexhepi dhe Saniella Boshkova, pas  përfundimit të  semestrit dimëror në Universitetin e Murcias, në Spanjë, u kthyen në vendlindje. Studentët e USHT-së shprehen se kanë mbetur të kënaqur që semestrin e parë të vitit akademik 2009/2010 e kaluan në një nga universitetet e Spanjës. Ben Rexhepi në përshtypjet e tij thekson: ,,Unë jam student i parë nga Maqedonia që merr pjesë në këtë program evropian të shkëmbimit të studentëve. Dëshira ime ishte të shkoja në ndonjë universitet në Angli, mirëpo nga Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare e USHT-së më informuan se mund të zgjidhja në mes të Spanjës dhe Sllovenisë, pasi që me dy universitete të këtyre shteteve USHT-ja kishte nënshkruar marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në kuadër të programit ERASMUS.

 

 

Vendosa të shkoj në Spanjë, edhe atë në qytetin Murcia, në pjesën lindore të Spanjës’’.  Ben Rexhepi më tej shton: ,,Njëra nga arsyet që vendosa të marr pjesë në këtë program ishte oferta  e programit ERASMUS, ku parashihet njohja e plotë e provimeve të dhëna dhe kredive të fituara në Universitetin e lartpërmendur.

 

 

Kemi pasur përkrahje të plotë, si nga USHT-ja, po ashtu edhe nga profesorët dhe administrata e Universitetit të Murcias, në të cilin kemi pasur mundësi që t’i ndjekim studimet nga profesorë  eminentë, të shoqërohemi dhe të shkëmbejmë mendime me studentë vendës dhe të huaj. Përfundimin e semestrit dimëror e konsideroj të suksesshëm përderisa kemi fituar njohuri të reja për shkencës dhe kulturën e përgjithshme. Ben Rexhepi i porosit studentët e USHT-së të aplikojnë në programet që ofron Erasmus, pasi që studentët, me qëndrimet e tyre në universitetet e ndryshme ndërkombëtare do ta zgjerojnë akoma horizontin e tyre të diturisë.

 

 

Vlen të theksohet se USHT disa ditë më parë e ka promovuar edhe grupin e dytë të trembëdhjetë studentëve, të cilët do ta kalojnë semestrin veror në ndonjë nga universitetet evropiane, në kuadër të këtij programi. Përndryshe, ERASMUS në Maqedoni për herë të parë  aktivitetin dhe bashkëpunimin tij e ka filluar me USHT-në, gjatë vitit të kaluar.

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000