Lajme:

 

Profesori austriak Erich Sorantin, ligjëroi në USHT

 

Në kuadër të programit CEEPUS - Central European Exchange Program for University Studies, (programi për shkëmbim i Evropës Qendrore për studime universitare), program ky në të cilin është anëtarë edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, në USHT, për katër ditë me radhë prej 18-22 janar qëndroi Prof. Dr. Erich Sorantin, profesor i Radiologjisë dhe pediatrisë në Universitetin e Mjekësisë në Grac të Austrisë.


Profesor Sorantin, me këtë rast, në ditën e parë të qëndrimit të tij në USHT, në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, mbajti ligjëratë në temën: “Fotografimi Biomjekësor 2D, 3D dhe 4 e më shumë dimensional”. Në këtë ligjëratë morrën pjesë një numër i konsiderueshëm i  ligjëruesve dhe studentëve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore të USHT-së.

 


Në ditën e dytë të qëndrimit të tij, Prof. Dr. Erich Sorantin, në ambientet e Repartit të Radiologjisë së Spitalit Klinik të Tetovës, mbajti Seminar interaktiv lidhur me kualitetin e fotografimit në repartin e Radiologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës.

 


Në ditën e tretë, profesori austriak Prof. Dr. Erich Sorantin, organizoi Ligjëratë me stafin e Spitalit Klinik të Tetovës, në të cilën morën pjesë edhe profesorë dhe asistentë të Fakultetit të Shkencave mjekësore të USHT-së.

 


Vizita e Prof. Dr. Erich Sorantin, është vizita e parë e relizuar në kuadër të Programit CEEPUS - Central European Exchange Program for University Studies, (programi për shkëmbim i Evropës Qendrore për studime universitare), ndërsa në periudhën e ardhshme, pritet që në kuadër të këtij Programi në USHT, të qëndrojnë edhe Profesorë tjerë eminent në lëmitë e tyre.

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000