
Lajme:
Vizita në USHT, kremi i takimeve të kryediplomatit turk, Davutogllu
Në kuadër të vizitës dyditore në Republikën e Maqedonisë, Ministri i punëve të jashtme i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, të enjten pasdite qëndroi në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
“Kjo vizitë në Universitetin e shqiptarëve në Maqedoni është kremi i të gjitha takimeve që kam realizuar në Republikën e Maqedonisë. Në mesin tuaj ndjehem mjaft i nderuar dhe ju premtoi angazhimin tim në të ardhmen dhe me plot kënaqësi do të mbaja edhe ligjëratë para studentëve të USHT”, theksoi ministri Davutogllu.
Po ashtu, diplomati i lartë nga Turqia shtoi se qeveria turke, por edhe ai personalisht e ndjen veten mjaft të afërt me shqiptarët dhe premtoi se do të angazhohet maksimalisht për t’i ndihmuar shqiptarët, në të gjitha fushat. “Kemi një ndjesi të lidhjeve mjaft të afërta me shqiptarët. E ndjej veten mjaft të afërt me shqiptarët dhe jam i gatshëm të ndikoj për të ndihmuar në të gjitha aspektet”, deklaroi ministri turk i punëve të jashtme, në takimin me drejtuesit e USHT-së.
“Sado që vizita është e shkurtër në kohë, megjithatë kjo është një mbështetje e hapur dhe e fuqishme për USHT”, tha Prorektori Ahmedi, duke shtuar se vet autoriteti akademik, shkencor dhe intelektual i ministrit Davutogllu, si dhe ndikimi i tij, jo vetëm në shtetin turk, por edhe në rajon dhe më gjerë, ka impulset e veta edhe në vendin tonë.
|

.jpg)

PROGRAMI ERASMUS 