Lajme:

 

Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Agron Reka realizoi një takim pune
në Ambasadën e Republikës së Italisë

 

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Agron Reka, qëndroi dje për vizitë pune në Ambasadën e Republikës së Italisë në Maqedoni. Rektori, Prof. dr. Agron Reka, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. dr. Arbër Çeliku dhe Valdrina Fetai, Shef i Zyrës për marrëdhënie me jashtë,  realizoi një takim pune me Z.Fabio Kristiani, Ambasador i Republikës së Italisë në vendin tonë.
Në kuadër të këtij takimi u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit institucional në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universiteteve nga Republika e Italisë. “Për udhëheqësinë e Universitetit tonë, bashkëpunimi me universitetet ndërkombëtare, përfshirë edhe universitetet nga vendi Juaj mbetet prioritet në angazhimin tonë”, theksoi Rektori, Prof.dr. Agron Reka, dhe njëkohësisht,  Ambasadorin italian e njohu edhe me funksionimin e Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Italiane në USHT.
Me fillimin e vitit akademik 2010/2011, respektivisht prej 07.10.2010,  në Universitetin tonë ka filluar funksionimi i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Italiane.
“Përkrah sukseseve të tjera që kemi arritur në kohën e fundit, në sferën e arsimit, hapja e kësaj Katedre për arsimimin e gjeneratave të reja të studentëve paraqet një hap të rëndësishëm dhe kësaj i  kushtojmë vëmendje të veçantë. Jo vetëm pse do të kemi më shumë kuadro të kualifikuar në fushën e filologjisë italiane, por edhe për arsyen që ata do të kenë shanse të mëdha për punësim, duke pasur parasysh traditën e bashkëpunimit mes dy vendeve tona mike, Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë”, tha Rektori, Prof. dr. Agron Reka. Ambasadori,  Z.Fabio Kristiani ka falënderuar delegacionin e USHT-së për vizitën e realizuar dhe po ashtu ka premtuar angazhimin e tij në afrimin e dhe forcimin e marrëdhënieve në mes universiteteve nga Republika e Italisë dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës.

 

 

                Zyra për informim

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000