Lajme:

 

Prorektori i USHT-së, Prof. dr. Ismail Ahmedi morri pjesë në promovimin e fjalorit të parë arabisht-shqip

 

Prorektori për arsim i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Ismail Ahmedi, i ftuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, morri pjesë në promovimin e fjalorit arabisht – shqip, të autorit Sulejman Tomçini.

 


Me rastin e promovimit të këtij fjalori, Prorektori i USHT-së, Prof. dr. Ismail Ahmedi, theksoi se fjalori arabisht-shqip është botim i rëndësishëm i arabologut shqiptar Sulejman Tomçini dhe paraqet një kontribut të dalluar shkencor për të dyja gjuhët: arabisht dhe shqip. “Autori, në këtë vepër objekt studimi e ka bërë fjalorin  arabisht-shqip, që kap 1136 faqe dhe i cili me pamjen e kopertinës, me shënimet e nevojshme për një botim të tillë, synon të ruajë seriozitetin e botimeve të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam në Tiranë. Për hartimin e fjalorit, autori ka konsultuar një numër të konsiderueshëm të fjalorëve të autoriteteve shkencore arabe dhe orientale”, tha në promovimin e fjalorit arabisht – shqip, Prof. dr. Ismail Ahmedi. Sipas profesorit Ismail Ahmed, duke i vështruar përbërësit e kulturës arabe dhe të kulturës shqiptare, çdo vepër që vë në lëvizje misionin dhe rolin e këtyre dy kulturave paraqet shembullin më të mirë për mundësinë e perceptimit të vlerave të veçanta, të cilat bëhen pikë referimi për analizë dhe studim”.

 


Prof. dr. Ismail Ahmedi, i cili në këtë promovim e përfaqësoi USHT-në, para të pranishmëve të shumtë, po ashtu tha se ”Fjalori arabisht-shqip”, i Sulejman Tomçinit, përfshin një lëndë të pasur leksikore me mbi 70.000 fjalë dhe shprehje arabe dhe shqipe, të radhitura me kujdes nga e majta në të djathtë.
Sulejman Tomçini është njëri ndër studiuesit e rrallë shqiptarë që është marrë me probleme të caktuara të gjuhës arabe. Hartimin e kësaj vepre, e para e këtij lloji në gjuhën shqipe, autori e ka filluar shumë herët, që në kohën kur ka punuar si diplomat karriere i Shtetit Shqiptar, në disa vende arabe (Algjeri, Egjipt dhe Arabi Saudite).

 


Përkrahje morale dhe shkencore për vënien  në komunikim shkencor të kësaj vepre ka dhënë edhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në Tiranë, i cili ka bërë të mundur botimin e kësaj vepre të shumëfishtë për kulturën dhe historinë tonë.
 

Zyra për informim

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000