Korporata Kouzon, në USHT prezantoi ofertën për punë sezonale të studentëve
Në USHT, Korporata Kouzon, agjencia më e madhe për student në Maqedoni dhe rajon, para studentëve të universitetit tonë, prezantoi ofertat për punë sezonale në SHBA dhe Kanada për studentë.
Asistentja e programit për punë sezonale të studentëve, Biljana Dimova – Ivanova, para studentëve prezantoi llojet e ndryshme të punëve sezonale të studentëve, në SHBA dhe Kanada, edhe ate:
1. Work and Travel USA - Program që vlen për studentët e rregullt;
2. Internship-EU,USA,Canada dhe Australi - punë për krijim kariere;
3. Cruises Ship Employment - punë në anije;
4. Pune ne Dubai – Katar - pozicione pune për të gjithë të rinjtë;
5. Kurse verore - Në bashkëpunim me shkolla të Evropës.
Korporata Kouzon, për të gjithë studentët pjesëmarrës në prezantimin e sotëm, ofron edhe zbritje prej 50 dollarëve amerikan për shërbimet e saja.
Kontratat e punës, sipas znj.Dimova – Ivanova, janë në kohëzgjatje prej 9 javë deri në katër muaj, ndërsa vizat që sigurohen me anë të programit Work & Travel, janë J-1, janë me kohëzgjatje 4-5 muaj, prej të cilëve, katër muaj për punë dhe një për qëndrim turistik, në mënyrë që student të ketë mundësi që më për së afërmi të njihet me bukuritë e SHBA-ve.
Daut Memeti, përgjegjës i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë të USHT-së, me rastin e këtij prezantimi theksoi se “Work & Travel” është program kulturor për shkëmbim studentësh anembanë botës, me anë të të cilit mundësohet qëndrim dhe punë në SHBA. Njëkohësisht, studentët me anë të këtij programi përfitojnë financiarisht, përmirësojnë gjuhën angleze dhe aftësohen profesionalisht nëpër kompani prestigjioze amerikane dhe kanadeze, tha z. Memeti, duke shtuar se USHT edhe në të ardhmen do të jetë e hapur, për të gjitha agjencitë e këtij lloji, por edhe institucionet e ndryshme që ofrojnë shërbime për studentët.
Destinacionet më atraktive që i ofron Korporata Kouzon, janë: Florida, Karolina veriore dhe jugore, Merilendi, Nju Xhersi dhe Nju Jorku, Masaçusetsi, Mejni, Pensilvania, Ilionisi, Ohajo, Dakota veriore, Teksasi, Kalifornia, Montana dhe vende të tjera në SHBA, Kanada, por edhe shtetet evropiane.



Zyra për informim
|