Lajme:

 

 

Ambasadori i Turqisë vizitoi USHT-në

 

Gjatë ditës së sotme 28.01.2009, Universiteti Shtetëror të Tetovës, e vizitoi Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, shkëlqesia e tij, Hakan Okçal. Gjatë qëndrimit të USHT, ambasadori Okçal, fillimisht u prit në takim pune nga Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Agron Reka. Me këtë rast rektori Reka e njoftoi ambasadorin Okçal për funksionimin e universitetit, që nga themelimi e deri në ditën e sotme, si dhe për mbarëvajtjen e mbarëvajtjen e proceseve në këtë tempull të diturisë.

 

 

Poashtu me këtë rast rektori i USHT-së, Prof. Dr. Agron Reka dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë, Hakan Okçal, u dakorduan se nevojitet thellim i bashkëpunimit në mes USHT-së dhe universiteteve të Turqisë, bashkëpunim ky, që sipas ambasadorit turk, mund të realizohet në interes të ndërsjelltë.

 


Në shenjë respekti dhe falenderimi për angazhimin e deritashëm të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup, për rritën dhe zhvillimin e USHT-së, nga ana e rektorit Reka, ambasadorit Okçla iu dorëzua një Pllakate me emblemën e universitetit dhe vitin e themelimit 1994.

 


Ambasadori Hakan Okçal, gjatë qëndrimit në USHT, realizoi takim edhe me Dekanin e Fakultetit filozofik dr. Fehari Ramadani i cili shoqërohej edhe nga pergjegjësi i Katedrës së Orientalistikës Adnan Ismaili, të cilët njoftuan ambasadorin turk për punën në Katedrën e orientalistikës.

Dekani i Fakultetit Filozofik Dr. Fehari Ramadani nga ambasadori i Turqisë z. Hakan Okçal, kërkoi që t’u mundësohet studiuesve të orientalistikës dhe të historisë të bëjnë specializime, magjistratura dhe doktoratura nëpër qendrat e ndryshme turke, gjë që do të ishte në interes të afirmimit dhe kultivimit të vlerave historike, kulturore dhe rajonale pasi siç tha Perandoria Osmane ka lënë gjurmë të thella në hapësirat Ballkanike e më gjerë.

Me një gjë të tillë u dakordua edhe ambasadori turk, i cili shprehu gatishmërinë e tij, për të ndihmuar në këtë drejtim.

 

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000