Seminar për mësimdhënien e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj
Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane – USHT përkatësisht dekani i Fakultetit Filologjik Doc. Dr. Izer Maksuti, organizoi seminar prej 24 deri 26 mars 2010, për shkollim të mëtejmë të mësuesve të gjuhës gjermane (të lëndës: gjuhë e sotme gjermane) në Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, ligjëruese Prof.dr. Elfriede Pennauer, Universiteti i Vjenës. Temat: Metodika e mësimdhënies “Gjermanisht si gjuhë e huaj” (Njohja me parimet më të reja), Përshtatja, nivelizimi në sistemin e evropian të vlerësimit, njohja me gjendje të heterogjenitetit. Qëllimi i seminarit ishte; Shkollimi i mësimdhënësve te gjuhës gjermane ne Dege; arritja e nivelit për “Diplomen austriake te gjuhës”, përgatitjet për marrjen e licencës nga universiteti ynë për këtë diplomë, përgatitja për standarde evropiane (plotësimi i parakushteve për bursa te Erasmusit, studime master jashtë vendit etj.)

Sipas Doc. Dr. Izer Maksuti dekanati i Fakultetit Filologjik në USHT, Seminari përmban këmbimin e shkathtësive perceptuese dhe produktive në mësimdhënien e gjuhës gjermane si gjuhë të huaj kushtuar vëmendje të veçantë aspekteve që vijojnë: Përvetësimi i shkathtësive në mësimdhënien e gjuhëve të huaja do të thotë përvetësimi i strategjive me manovrimin e këtyre, në kuptim të një përpjekjeje moderne, emancipuese dhe autonome. Theksimi i balancuar i secilës shkathtësi është i domosdoshëm, ngase këto ndërveprojnë me njëra tjetrën, e shkaktojnë njëra tjetrën dhe atëherë ato së bashku e definojnë kompetencën e vërtetë gjuhësore kompetencën e nivelizimit.

Përpjekjet si „Detyra në vend të ushtrimeve“, „Funksioni i shërbyeshëm dhe komunikativ i gramatikës“ dhe „Të nxënit kognitiv dhe detektues“ janë parimet e një mësimdhënieje bashkëkohore të një gjuhe të huaj, dhe vlejnë t’u nënshtrohemi.
Prezantimi, testimi dhe njoftimi i procesit nga drejtimet e ndryshme metodike (“Rritja” e gjuhëve të huaja, pedagogjia e dramës, sugjestopedia) duhet të ofrojnë nxitje praktike dhe shumë konkrete në një atmosferë të këndshme, motivuese për mësimdhënien dhe hapësirën e këmbimit të përvojave.
Projekt-propozimi vjen nga lektorja austriake Mag. Ursula Reitner, mbeshtetet nga Dega e gjermanistikes dhe dekanati i Fakultetit Filologjik.

Ky seminar u mbështetet financiarisht kryesisht nga Ambasada austriake në vend. Projekte të tilla janë pjesë e programit të lektoratit austriak në universitetin tonë.
Ky projekt zgjatji tri ditë dhe atë dy ditë nga 8 njësi mësimore plus 1 ditë nga 4 njësi.
Në këtë seminar u praktikua koha e mjaftueshme për përpunimin e problemeve apo çështjeve të mundshme lidhur me përditshmërinë e mësimdhënies, objektivat strukturore e kështu me radhë.
Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542
|