Lajme:

 

 

Profesori amerikan Mattew C. Curtis, ligjëron në USHT

 

Në hapësirat e Fakultetit Filologjik - Programit Studimor Gjuhë dhe Letërsi Angleze, në organizim të shefit të kësaj katedre mr. Arburim Iseni më 24.03.2010, para studentëve të anglishtes u mbajt ligjeratë me titull "Language Change and Variety" (Ndryshimi dhe shumëllojshmëria e Gjuhës) nga profesori amerikan Matthew C. Curtis.

 


Ligjërata në fjalë u mirëprit nga studentët të cilët treguan interesim të jashtëzakonshëm nga lëmia e gjuhësisë, për të cilën edhe profesori amerikan Matthew C. Curtis u shpreh i kënaqur me përgatitjen dhe interesimin e studentëve të kësaj katedre që sipas tij është dëshmi dhe e justifikon mbajtjen e kësaj ligjërate. Sipas profesorit Curtis, interesimi i studentëve bën që ai edhe në të ardhmen të jetë i pranishëm me anë të ligjëratave si mysafir në USHT.

 


Ligjëratat e kësaj natyre janë bërë pjesë e pandarë e procesit akademik në USHT.

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000