Lajmet:

 

Vajtojcat “akademike”
  


Në disa pjesë të trungut shqiptar, në “qarkullim”, por edhe mjaft të kërkuara janë “vajtojcat”, të cilat për një grusht lekë, denarë apo ndonjë valute të huaj, edhe kriminelin më të madh, nëpërmjet vajit të tyre e shndërojnë gati në hyjni. Dikush mund të thotë se nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, pasi atë e kanë profesion, por tragjikja këtu qëndron në faktin, se doemos duhet të ndodhë ndonjë kob, që ata të mund të shprehin “aftësinë” e tyre të vajtimit dhe ligjërimit – vetëm për ca kartmonedha.
Me ndryshimet e fundit që ndodhën në strukturën udhëheqëse të USHT-së, e tërë kjo në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të datës 2 korrik 2009, në sipërfaqe dolën “vajtojcat akademike” dhe “analistët” e shumtë, të cilët për një “kaçore” pozitë, apo për dy-tre honorare të mara gjatë këtyre viteve, për “veprat e tyre kulmore në fushë të shkencës” (çudi si nuk kanë arritur deri tani të zbulojnë vaksinën kundër gripit të derrave), filluan të vajtojnë poshtë e lartë, sa që me siguri i kanë vënë në siklet edhe vajtojcat më në zë. Askush prej tyre nuk permend shkakun, por sillen e pështillen rreth ca dogmatizmave dhe hipokrizive të llojit të vet, sa që njeriut normal dhe me pak mend të kokë, i vjen ndoht t’i lexojë.
Gjatë këtyre ditëve lexuam “zbulimin epokal te sociologjisë” se “e liga është më e fuqishme se sa e mira”, por me një lapsus të “vogël”. Doktori i sociologjisë kishte harruar faktin se “kungulli nuk shkon gjithnjë mbi ujë” dhe një ditë e liga gjithsesi se do të marrë atë që meriton. Poashtu lexuam edhe hoxhën, i cili fliste për “rregullin e kaosit”, nga i cili fatkeqësisht nuk arriti të dalë asnjëherë, as atëherë kur ishte në krye të institucionit vendimmarrës të Bashkësisë së Fesë Islame në RM, as atëherë kur ky marroç ishte në krye të institucionit që duhej të mbrojë dhe kultivojë trashëgiminë historike, islame dhe kulturore të shqiptarëve, e aq më tepër në kohën kur i duhej në të njëjtën kohë të ligjërojë katër lëndë në USHT. Është i kuptueshëm “shqetësimi i tij”, për rrënimin e rregullit të kaosit, pasi për të gjitha këto angazhime, me siguri nuk i kanë ofruar vetëm ndonjë trohë, ndoshta ka marë tërë “somunin”.
Dikush tjetër kish filluar të vajtojë për autonominë universitare, duke harruar se njeriu fillimisht duhet të ketë autonomi dhe dinjitet personal. E sa të shkretë e kanë pandehur për rroje të derës në një seli partiake. Pasi e pa se nuk e honepste kush, filloi të hedhë gurë e dru ndaj saj. Këtu i “jap të drejtë”. Vajtojcat profesionale, pa pasur leverdi nuk do e kishin vajtuar as Skënderbeun.
Qershia mbi tortë e vajtimeve të “vajtojcave akademike”, erdhi nga “Kabineti i Rektorit të USHT-së, z. Agim Vela”, të mbledhur në skutën e adhuruesit më të madh të Body bildingut dhe koktejeve në mesin e rektorëve, në hapësirat e Komunës së Tetovës. Ne edhe mund ta kutojmë patetikën shterpe të patriotëve të vonuar. Megjithatë, realiteti nuk mund të fshihet dhe as të shtrembërohet me këtë patetikë të vonuar bajate.
E këta po që meritojnë të vajtohen, edhe atë me vajtojcat e njohura të Shkodrës.
Përmendin politizim të faqes zyrtare të internetit të USHT-së, edhe pse që nga 2 korriku 2009, në këtë faqe interneti nuk mund të haste asnjë parti politike. Me siguri ju vjen keq, se tani më nuk mund të reklamohet “shefi”, por poashtu harrojnë se i shkarkuari nga posti u.d. Rektor i USHT-së, edhe në konferenca për shtyp, udhëton me vetura partiake, të partisë, në selinë alternative të së cilës e pin kafen e mëngjesit (lexo, i merr instruksionet për aktivitetet e ditës).
Këtij “kabineti”, siç duket i pengon si tepër konsolidimi i USHT-së, dhe fakti që në Universitet tani më nuk ka “kauboj”, të llojit të Q.Xh. i cili për tre vite me radhë ushtroi rolin e ‘shefit të rektorit”.
Më qesharakja është se nga “kabineti i strukturuar në Komunën e Tetovës”, porosisin se do të kërkojnë drejtësinë nëpërmjet gjykatës! Gjykata gjithsesi do të ketë punë, por duke kërkuar keqpërdoruesit dhe mashtruesit të cilët ju jepnin rroga dhe honorare ‘ushtarëve partiak të shefit”, edhe pse, kurë nuk kanë qenë në universitet, por ndoshta as që e dinë se ku gjendet ai, ndërsa nga tërë gjymtyrët e trupit të njeriut, i dinë vetëm ekstremitetet e larta. Për ne nuk është çudi që të bërat e tyre që i kanë konstatuar organet shtetërore, të kërkohet që të proçedohen nga organet e USHT-së. Jo zotërinj të nderuar, institucioni i USHT-së, nuk mund të marë rolin e prokurorit dhe gjyqësorit, por për konstatimet e bëra nga ana e organeve kompetente shtetërore. Do të presim të deklarohen institucionet përkatëse. Ne nuk kemi ndërmend që këtë institucion të shenjtë ta tjetërsojmë në atë që keni dëshirë ju, ndonëse janë evidente dokumentet, p.sh. rektori ka shpërblyer veten dhe njerëzit e afërt të tij me para të majme, atëherë kur universiteti ishte në krizë.
Është interesante, për të mos thënë qesharake, se përmendni lidhjet familjare. E kush e thotë këtë?! Për ta pasur të qartë opinioni, na lejoni të përmendim vetëm disa. Çfarë kuptimi kanë për ju (Agim Vela, Pëllumb Vela, Ilir Vela, Zana Vela, Dritan Vela), apo (Arifikmet Xhemaili, Arbëresha Xhemaili, Nizam Xhemaili, Agon Xhemaili, Arben Xhemaili), përpos që janë familjarë në mes veti, çka i lidh tjetër? Ju a themi ne. Janë të punësuar në USHT!
Sipas studiuesve ekzistojnë dy lloje të vajtojcave: profesionistet dhe improvizueset. Të parat kanë skema shabllone vajtimi, kurse ndër vajtojcat jo-profesioniste mund të takosh improvizuese të shkëlqyera. Sipas Prof. Ramadan Sokolit: “shumë origjinale janë dridhjet e zërit që shkaktojnë me anë të lëvizjeve të nofullës tek disa vajtojca bregdetare nëpër Shqipërinë Jugperëndimore.
“Kabinet i strukur në kthinat e Komunës së Tetovës”, me të vërtetë keni nevojë për vajtojca, por të paktën siguroni diçka më kreative, pasi këtyre që i keni lëshuar në qarkullim, thjeshtë “u ka dalë boja”.

 

Zyra për Informim - USHT

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

ISO 9001 - 2000