Lajme:

 

Arjeta Osmani asistente në Fakultetit Ekonomik e mbrojti tezën e   magjistraturës

 

Më datë 25.12.2009 në Fakultetin e Ekonomik - Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij” - Shkup, asistentja Arjeta Osmani nga Shkupi, mbrojti tezën e magjistraturës ,me temë ”Praktikat më të mira (Benchmarking) dhe krijimi i performanseve superiore”-“The best practices (Benchmarking) and creating superior performance”, para komisionit në përbërje nga:prof.dr.Bobek Shuklev(mentor), prof.dr. Ljubomir Drakulevski (anëtar) dhe prof.dr.Olgica Blazhevska (anëtar).

 

 

Kandidatja Arjeta Osmani me këtë punim e tregon rëndësinë e madhe që e ka kjo metodë  që të mund kompanitë të mbijetojnë në kohën e sotme.Në fillim kandidatja Arjeta Osmani na njofton me nocionin Benchmarking,rëndësinë e kësaj metode,beneficionet që dalin nga përdorimi i kësaj metode si dhe shpenzimet lidhur me këtë metodë.Në vazhdim kandidatja i analizon llojet e kësaj metode,përparsitë dhe mangësitë e tyre.Gjithashtu,në kuadër të kësaj teme, kandidatja bën një hulumtim në lidhje me perdorimin e Benchmarking-ut në vende të ndryshme:SHBA, Evropë,Azijë,Australi dhe Afrikën Jugore.

 


Komisioni kompetent e vlerësoi me notë të lartë temën e magjistraturës dhe të gjithë anëtarët e tij në vlerësimet e tyre deklaruan se kjo temë ka për qëllim që tu ofron një “produkt të gatshëm” në rend të parë  ndërmarrjeve në Republikën e Maqedonisë,që të mund të krijojnë strategji të cilat do ju ndihmojnë të dalin nga problemet në të cilat gjinden.
Arjeta Osmani është asistente pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000