USHT dhe Ministria e Shëndetësisë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Ministria e Shëndetësisë e R. së Maqedonisë, gjatë ditës së sotme (31.03.2010), nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i USHT-së, prof.dr. Agron Reka dhe Ministri i Shëndetësisë, dr. Bujar Osmani.

Me anë të këtij Memorandumi rregullohen marrëdhëniet në mes të palëve (USHT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë), në hartimin dhe zbatimin e veprimtarisë edukative, arsimore, kërkimeve shkencore dhe shëndetësore, si një funksion i plotë, si dhe nevojën për të rregulluar marrëdhëniet e punës së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të USHT-së, gjegjësisht Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë dhe Klinikave Universitare.

Nënshkrimi i këtij memorandumi, poashtu ka për qëllim edhe vendosjen e bashkëpunimit në sferën e arsimit të lartë dhe mbrojtjes shëndetësore, me qëllim të sigurimit të arsimit cilësor, përmes zbatimit të programeve studimore të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë dhe zbatimit të mbrojtjes shëndetësore në Klinikat Universitare.

Në Klinikat Universitare, si institucione shëndetësore publike, do të zhvillohet veprimtari arsimore dhe kërkimore-shkencore, në atë mënyrë që të sigurohet funksionalitet i plotë i veprimtarisë shëndetësore, arsimore dhe shkencore-hulumtuese, në pajtim me nevojat e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, të USHT-së, për zbatim të programeve studimore, në mënyrë që të sigurohet funksionalitet i plotë i të tria veprimtarive të lartpërmendura.

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i USHT-së dhe Klinikat Universitare poashtu do t’i rregullojnë marrëdhëniet e ndërsjella, kushtet dhe mënyrat e zhvillimit të funksionalitetit të plotë të veprimtarisë arsimore, shkencore-hulumtuese dhe shëndetësore me marrëveshje të veçanta, në pajtim me nevojat për zbatimin e programeve studimore, si dhe rregullimin e marrëdhënieve të punës së të punësuarve në Klinikat Universitare, të zgjedhur në tituj mësimorë-shkencorë, shkencorë dhe si bashkëpunëtorë.
Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542
|