6

 

 

SHPALLJE

 

Njoftohen studentët e Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Arteve se në organizim të Unioneve studentore të katër universiteteve të vendit, në bashkëpunim me ATA (Academic Training Association), në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, do të organizohet Universiteti Veror Ndërkombëtar, që do të mbahet nga 9 korriku deri më 22 korrik 2007. Aplikimi për pjesëmarrje në këtë universitet veror ka filluar prej 27 mars 2007 dhe do të zgjasë deri më 27 prill 2007.

Studentët e interesuar aplikimin e tyre për pjesëmarrje në këtë shkollë verore mund ta bëjnë në zyrat e Unionit të Studentëve të USHT-së, për cdo ditë nga ora 10.00-13.00. Për informata më të hollësishme studentët mund të informohen edhe në faqen e internetit www.academictraining.org

 

Unioni i Studentëve të USHT-së

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.