Sot në Universitet
Filloi përpunimin i faqes së internetit
Së shpejti më shum detaje .
Regjistrohu
Emri i shfrytëzuesit :

Fjalkalimi :
Kërkoje
Shkruani fjalin kyçe:


Në Tetovë

 

U varros poeti dhe profesori

mr. Ramadan Sinani

 

Sot, ne amfiteatrin e Rektoratit te Universitetit Shteteror te Tetoves u mbajt nje mbledhje komemorative dhe iu bene homazhe profesorit te Universitetit Shteteror te Tetoves mr. sc. Ramadan Sinani, i cili dje nderroi jete nga nje infrakt ne tru ne Spitalin Shteteror te Shkupit.
Pasi u dha nje minute heshtje ne shenje respekti, rektori i Universitetit Shteteror te Tetoves prof. dr. Sadi Bexheti tha se, sot i bejme nderimet e fundit profesorit te ketij Universitetit, poetit e kritikut letrar, intelektualit qe kaloi te gjitha golgotat dhe vazhdimisht mbeti model njeri, pedagogu e krijuesi. Po i bejme, sot, nderimet e fundit mr. Ramadan Sinanit ligjeruesit te letersise se krahasuar qe me aq devotshmeri e studioi artin, ju perkushtua tere jeten atij, krijoi letersi. Dhe me aq zell e percolli ate tek brezat e ri.
Ai, vazhdoi rektori Bexheti, u morr me veprimtari patriotike gjate gjithe jetes se tij, vuajti burgun si organizator i demonstratave te Tetoves te vitit 1968 dhe vazhdimisht u perndjek e u ndalua, por asnjehere nuk u zhgenjye dhe nuk hoqi dore as nga puna e tij krijuese, as nga veprimtaria e tij patriotike.
Ne cilesine e rektorit te ketij Universiteti, perfundoi ai, ndjej dhembje te jashtezakonshme per mikun, per bashkepunetorin, por para se gjithash dhe mbi te gjitha per njeriun dhe krijuesin Ramadan Sinani.
Ne vazhdim profesoresha Luljeta Isaku, tha se kur humbim te dashurit tone duam qe dhimbjen ta ndajme me dike. Sot, te gjithe neve ndajme dhimbjen me juve,  per  humbjen e bashkeshortit, babait, gjyshit tuaj. Universiteti Shteteror i Tetoves eshte institucioni qe kolegu yne Ramadan Sinani e deshi shume dhe i kontribuoi  qe nga fillimi i  tij. Ky eshte  institucioni qe e la jashte dyerve te tij dhe qe e zhgenjeu shume. Me kthimin ne procesin e ligjerimit ishte perplot entuziazem dhe dashuri  per punen  qe  bente. Iu kthye besimi krenaria dhe dinjiteti i humbur me vite. Ne kete amfiteater, ne pervjetorin e themelimit te Universitetit, me lot ne sy tha: Rruga  e intelektualit nuk eshte e shtruar me lule.
Me pas nje studente lexoi telegramin e ngushellimit te Akademik Rexhep Qoses, ku thoshte se vdekja e tij eshte humbje edhe per mua. Ramadani ishte letrar dhe shkencetar, prandaj vdekja e tij eshte humbje edhe per kulturen shqiptare. Vepra e tij letrare dhe shkencore e ben te paharruar emrin e tij.
Nderkaq, ne vazhdim edhe studentet shprehen keqardhje per humbjen e profesorit te tyre i cili gjithmone u ka qendruar prane dhe i ka ndihmuar te ecin drejt dijes dhe arsimit.
Profesor Ramadan Sinani u varros ne varrezat e qytetit me nderime te shumta nga nxenes, studente, profesore dhe qytetare te shumte. Te varri i tij, prof. Xhelal Zejneli lexoi nje referat ne emer te gjimnazit te Tetoves, ku ai punoi nje kohe te gjate. Me pas, mbi varrin e tij u kryen ceremonite fetare dhe u vendosen kurora lulesh.

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.