Universiteti Shtetëror i Tetovës
Dr`aven Univerzitet vo Tetovo
State University of Tetova
Dekanit të Fakultetit _____________________
Në bazë të konkluzioneve të mbledhjes së Kolegjiumit Mësimor-Skencor të ciklit të II-Master, të mbajtur më datë 24.02.2010, në bazë të nenit 111 të Ligjit për Arsim të Lartë të R.M.-së (“Gazeta Zyrtare e R.M.-së nr.35/2008”) dhe në bazë të nenit 191 të Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Kolegjiumi i ciklit të II-të solli këtë:
VENDIM
I
Paraqitja e provimeve të studimeve të ciklit të II-të (Master) të fillojë më datë 01.03.2010 (E Hënë) deri më 05.03.2010 (E Premte).
II
Orari i provimeve për studimet e ciklit të II-të (Master) të fillojë nga data 06.03.2010 (E Shtunë) deri më 26.03.2010 (E premte).
III
Mësimi i ciklit të II-të (Master) të fillojë më 12.03.2010 (E Premte) deri më 15 qershor (E Martë).
IV
Koordinatorët dhe referentët e ciklit të II-të të jenë të pranishëm me rastin e organizimit të provimeve të ciklit të II-të (Master).
V
Ky vendim hyn në fuqi nga dita e shpalljes së tij.
Tetovë, 25.02.2010
Kryetari i Kolegjiumit të ciklit të II-Master
Prof.dr.Ismail Ahmedi
|